E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kosova ka kufijtë më të mbrojtur në rajon

• Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kufijtë e Republikës së Kosovës janë më të sigurtit dhe më të mbrojturit në gjithë rajonin. “Dua t’ju siguroj se gjendja e sigurisë në Kosovë është në kontroll të plotë të mekanizmave të sigurisë kosovare dhe atyre ndërkombëtare. Kufijtë e shtetit të Kosovës, mund të them me përgjegjësi të lartë, se janë më të sigurtit dhe më të mbrojturit nga të gjitha vendet në rajon”, theksoi Thaçi duke shtuar se policia vendore, ajo ndërkombëtare dhe KFOR-i kanë një bashkëpunim të ngushtë me punën e tyre profesionale që kanë treguar. Kryeministri kosovar theksoi se po vazhdon edhe njohja e shtetit të Kosovës. “Kosova do të aplikojë shumë shpejt për anëtarësim në disa mekanizma ndërkombëtarë, duke u përgatitur edhe për anëtarësim në OKB dhe BE”, përfundoi Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›