Propozimi surprizë i PS, Visha përballë Cefës për në KLD

Çefa dje në Komisionin e Ligjeve
Deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve votojnë pro ish-kreut të pronave. Tahiri: Pse fiton Topalli në AKKP.
PS: Merita e vetme, shoku i Çimit. Rusmali: Ka luftuar korrupsionin.
Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e maxhorancës propozimin e një grupi deputetësh për të emëruar Elvis Çefën si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në mbledhjen e djeshme, e cila zgjati rreth 150 minuta, opozita përsëriti disa herë se kreu aktual i AKKP-së është një njeri politik që pritet të shkojë në një institucion të depolitizuar. Mendoj se jeni duke bërë zgjedhjet më të gabuara që mund të bënit. Ju nuk jeni duke i dhënë fytyrën dhe autoritetin që kërkon KLD-ja, por jeni duke i dhënë një goditje tjetër këtij institucioni të rëndësishëm me politizimin e tejskajshëm që po i bëni me këto kandidatura. Ishte momenti për të mos i shtuar një shërbëtor tjetër të partisë KLD-së, por një personalitet të Drejtësisë, u shpreh nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ndërsa kreu i Komisionit, Ilir Rusmali, u shpreh se Elvis Çefa është një nga njerëzit më të suksesshëm që ka drejtuar AKKP-në. Sipas tij, kandidati i propozuar nga 30 deputetë të maxhorancës i plotëson të gjitha kriteret për të zënë vendin e Kreshnik Spahiut në KLD. Njeriu ka pasur mision të luftonte korrupsionin, por papritur e quajtëm klient të Prokurorisë. Ai është njeriu më i suksesshëm në sektorin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne shkuam deri aty, që unë nuk e pranoj dot, ta quajmë njeriun kriminel pse është qytetar i vetëdijshëm i këtij vendi, pse është njeri i angazhuar për zgjedhjet në këtë vend. Je kriminel ti, nuk të takon të jesh. Kandidati i plotëson më së miri kërkesat e institucionit tonë. Unë vetëm i uroj të përveshë mëngët dhe të punojë ditë-natë që Drejtësia të shërohet, tha Rusmali.
Debati për pasurinë
Një nga momentet më të nxehta të mbledhjes së djeshme ishte ai kur u debatua për pasurinë e krijuar nga kreu i AKKP-së. Sipas Shega Ligorit, është i çuditshëm fakti që drejtori i Agjencisë së Pronave ka blerë një makinë 380 mijë lekë dhe e ka shitur 14 500 euro. Ka apartament banimi në Tiranë dhe kontratë sipërmarrjeje për prenotim apartamenti 130 m2, 123 mijë euro të deklaruara. Më bëri përshtypje edhe një gjë tjetër: ka blerë automjet Volkswagen Passat 380 mijë lekë të rinj dhe e ka shitur këtë makinë 14 500 euro, tha Ligori. Kaq shpërbeu që nga radhët e maxhorancës të kujtohej edhe njëherë fakti se opozita ka mbështetur në Komision gjyqtarë miliarderë që propozoheshin për në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese. Ndërsa deputeti demokrat, Dashnor Sula, tha se zoti Çefa, pa dashur dhe pa paragjykuar, siç i shohim familjet, të pasura apo të varfra, proletarë apo të persekutuar, familja e Çefës, bashkëshortja e tij rrjedh nga një familje shumë e pasur. Zonja Ligori dhe unë e njohim, familja e bashkëshortes ka jetuar në Peqin. Gjyshi i bashkëshortes së zotit Çefa ka qenë më i pasuri i gjithë zonës dhe ka trashëguar goxha pasuri. Këtë kapitull duhet ta mbyllim.
Pasuria e Çefës
Gjendje cash nga kursimet familjare për vitin 2009 në shumën 960 000 lekë.
Blerë autoveturë tip Toyota Corolla në shumën 3650 euro + 202 000 lekë.
Blerë autoveturë tip Volkswagen Passat në shumën 380 000 lekë.
Shitur autoveturë tip Volkswagen Passat në shumën 14 500 euro.
Kontratë sipërmarrje për prenotim apartamenti banimi me sip. 130 m2, në vlerë totale 123 500 euro. Paguar kësti i parë në vitin 2010 në shumën
12 350 euro.
Seanca me Elvis Çefën
Fatmir Xhafaj: Ju jeni në hetim penal për ndonjë çështje në organin e Prokurorisë aktualisht?
Elvis Çefa: Nuk kam asnjë dijeni që unë mund të jem një person nën hetim nga organi i Prokurorisë. Natyra e punës që prej 3 vitesh mbuloj është mjaft delikate dhe sigurisht që cenon apo krijon pakënaqësi në subjekte të ndryshme. Pas kalimit të mbi tri viteve në këtë pozicion, nuk më rezulton të kem pasur asnjë problem me drejtësinë, sigurisht duke mos lënë mënjanë ndoshta pretendime të personave të ndryshëm kundrejt veprimtarisë së institucionit që unë drejtoj. E drejta e kallëzimit në Prokurori është e çdo personi.
Bashkim Fino: Besueshmëria politike në këtë detyrë është shumë e rëndësishme. Do ta keni parasysh në punën tuaj ju këtë gjë që të mos na ndodhë si paraardhësi?
Elvis Çefa: Nëse do ta konsideroja veten jo të denjë për atë pozicion, nuk do isha këtu sot. Do tju siguroj se i vetmi rregull, të cilit unë do ti nënshtrohem dhe do të jem shërbëtor, do të jetë vetëm ligji.
Bashkim Fino: Kjo që the është problem për këta që kanë firmosur, se nuk e prisnin këtë përgjigje.
Sajmir Tahiri: Emri juaj është përfshirë nga hetimet e Prokurorisë për çështjen Gërdeci, duke pasur parasysh se Departamenti Antikorrupsion në Kryeministri u përfshi në hartimin e dokumentacionit për vendndodhjen e fabrikës së demontimit në Gërdec?
Elvis Çefa: Deri sot për personin tim dhe për Departamentin nuk kam asnjë dijeni që të jetë përfshirë apo të jetë përmendur në çështjen e tragjedisë së Gërdecit.
Sajmir Tahiri: Për procedurën e kompensimit me short duhet tju njoh një meritë spektakolare. As Nadiri nuk të arrin dot, që në çdo fazë shorti fitonte familja Çoba dhe Topalli. Dua të di çfarë magjie përdore te shorti? Si e bëre që në çdo short i binte Jozefinës?
Elvis Çefa: Ju siguroj se nuk jam magjistar, nuk kam qenë dhe nuk pretendoj të jem. Fatkeqësisht ju nuk e njihni procesin e kompensimit, sepse shorti në këtë procedurë ka vdekur që në vitin 2005. Duke filluar nga viti 2006, paratë janë shpërndarë përmes një skeme transparente. Nëse do të keni kohë të vizitoni faqen në internet të AKKP-së, do të gjeni informacionin e mjaftueshëm për rregullat apo procedurat. Nëse familja Çoba apo Topalli kanë qenë pronare, ky nuk është problemi apo faji im, aq më pak i atyre.Debati në Komision
Armando Subashi: Meqenëse ju po na e shisni zotin Çefa si njeri të depolitizuar që do ti bënte nder institucionit që nuk ka lidhje fare me politikën, unë po bëj një deklaratë këtu dhe mediat le ta verifikojnë. Zotëria në fjalë ka qëndruar me orë të tëra në momentin që bëhej numërimi i votave në Njësinë Nr. 5.
Shega Ligori: Unë skam asgjë kundër njerëzve të pasur në këtë vend kur këtë pasuri e kanë vënë me djersën e ballit. Ajo që më bën përshtypje është deklarimi i pasurisë i zotit Çefa dhe që smë del që është aq i varfër.
Fatos Hoxha: Po çi keni këto budallallëqe?
Armando Subashi: Po me rrogë, pra, me rrogë i ka, me 15 vjet jurist.
Shega Ligori: Ka apartament banimi në Tiranë dhe kontratë sipërmarrjeje për prenotim apartamenti 130 m2, 123 mijë euro të deklaruara. Më bëri përshtypje edhe një gjë tjetër, ka blerë automjet Volkswagen Passat 380 mijë lekë të rinj dhe e ka shitur këtë makinë 14 500 euro.
Armando Subashi: Hajde biznes, hajde!
Fatos Hoxha: Pyet kolegët e tu deputetë se çfarë kanë bërë me makinat dhe mos u tallni me atë. I