Falsifikim dokumentesh një të kërkuari, ndalohet

Policia e Vlorës
VLORE- Policia e Vlores ka ndaluar një punonjës te kompanisë Aleat me akuzen e falsifikimit të dokumenteve të identifikimit me të dhëna të rreme.
Sipas policise nen akuze eshte vene shtetasi 25-vjeçari Rinald Kapo, me profesion operator pranimi i kompanisë së prodhimit të pasaportave në Komunën Shushicë, në fshatin Llakatund të Vlorës.
Ai dyshohet se ka proceduar në aplikimin për pajisje me pasaportë të një shtetasi të shpallur në kërkim me të dhëna të rreme, të cilat i përkasin një shtetasi tjetër.
Ai po procedohet penalisht për veprën penale të falsifikimit të pasaportave, letërnjoftimeve ose vizave.