“ProCredit Bank”, paketë shërbimesh për studentët
Tashmë rreth 7 mijë studentë përfitojnë nga avantazhet që ofron “ProCredit Bank”. “ProStudent” është një paketë shërbimesh që i përshtatet kësaj grup-moshe dhe plotëson sa më mirë nevojat e tyre. Studentëve i ofrohet një llogari rrjedhëse ku mund të kryejë veprime bankare, një kartë debiti ndërkombëtare “VISA Electron” që i mundëson tërheqjen e fondeve në çdo moment dhe një llogari kursimi, me anë të së cilës mund të kursejnë për nevojat e tyre. Të gjitha këto produkte bankare mund t’i gjeni në një paketë të vetme pa paguar asnjë komision. Avantazhi i kësaj pakete produktesh është që mund të hapet në dy valuta, lekë ose në euro. Kushdo mund të pajiset me paketën “ProStudent”, mjafton që të jetë 18 deri në 35 vjeç, të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi, të ketë kartë studenti, librezë ose vërtetim shkolle. Edhe studentët e rinj që do të regjistrohen në universitete deri më 1 nëntor 2008 mund të pajisen me paketën “ProStudent”, edhe me kopjen e pagesës së regjistrimit për në fakultet të kryer pranë “ProCredit Bank”. Këtë paketë mund ta përfitojnë jo vetëm ata të rinj që studiojnë në universitete shtetërore, por edhe ata që studiojnë në universitete private, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia që studiojnë në vendin tonë. Gjithashtu, “ProCredit Bank” ofron edhe Kredi për Arsim - ProEdukim që u mundëson studentëve që të mbulojnë shpenzimet vjetore të universitetit, kurseve apo trajnimeve.