E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone ul tarifat për abonentët, 26% për klientët Vodafone Card

Vodafone Albania është i pari operator që do të ulë tarifat deri në 26% për të gjithë klientët e saj Vodafone Card, duke filluar që nga dita e djeshme. Madje jo vetëm kaq, por edhe të gjithë ata që përfitojnë shërbime nga Vodafone Albania do të përfitojnë nga ulje që kompania do të bëjë. Janë rreth 1 milion e 300 mijë abonentë të Vodafon Albania që do të përfitojnë nga ulja e tarifave. Kjo është pranuar dje nga drejtori ekzekutiv i kompanisë Vodafone Albania, Z. Haris Broumidis.

Vodafone Albania ka qenë gjithmonë e angazhuar për të lehtësuar komunikimin për të gjithë klientët e saj, duke ulur në mënyrë të vazhdueshme tarifat, që nga viti 2001, kur hyri për herë të parë në treg. Si shembull, mund të përmendim që nga tetori 2006, tarifat e planit tarifor me parapagesë Vodafone Card janë reduktuar deri në 30%, ndërkohë që tarifat e planit tarifor me parapagesë Vodafone Club janë reduktuar deri në 50%. Vodafone Albania ka hedhur në treg plane të ndryshme tarifore, për t’iu përshtatur më së miri nevojave për komunikim të korporatave, bizneseve te vogla dhe të mesme, si dhe individëve apo familjeve. Paketat familjare janë propozimet më të reja të hedhura në tregun shqiptar për herë të parë nga Vodafone Albania në qershor 2008. Paketat familjare u mundësojnë individëve të krijojnë planin e tyre të komunikimit familjar, duke përfituar nga tarifa të ulëta për thirrjet brenda familjes. Gjithashtu, kompania Vodafone Albania është e angazhuar për të siguruar cilësi të lartë/aparate celulare me çmim të ulët, duke e bërë telefoninë celulare të përballueshme për të gjitha kategoritë e klientëve.

“Fokusi tek klienti, risitë, fleksibiliteti, transparenca, çmime të arsyeshme janë principet esenciale që ne zbatojmë si një biznes i përgjegjshëm, duke u mundësuar klientëve tanë të jetojnë më shumë çdo moment”, - u shpreh drejtori ekzekutiv i kompanisë Vodafone Albania, z. Haris Broumidis. Ai shtoi se “në muajt në vijim ne jemi të angazhuar për të ulur tarifat për të gjitha planet tarifore”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›