E Shtunë, 31 Tetor 2026

ProCredit, kredi për kursimin e energjisë

 

ProCredit do të jetë banka e parë në Shqipëri që do të ofrojë produkt të specializuar kredie për kursimin e energjisë. Në mbështetje të tendencës globale të kursimit të energjisë, ProCredit Bank do të zhvillojë kredi për përdorimin efikas të energjisë, e cila do u mundësojë përfituesve të saj përmirësimin e cilësisë së tyre të jetesës. Prezantimi i këtij produkti të ri do të bëhet e mundur nëpërmjet bashkëpunimit të ProCredit Bank Shqipëri dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), që është një prej fondeve më të mëdha në mbarë botën për investimin në mikrofinancë. Këto dy institucione arritën marrëveshje për dhënien e kredive individuale me një shumë totale prej 5 milionë euro, nga ku 2 mln euro për përdorimin me efiçencë të energjisë dhe 3 mln euro për kreditë rurale. Këto kredi i mundësojnë ProCredit Bank zgjerimin e shtrirjes së saj tek individët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në zonat rurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›