E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Qafë Krrabë, plagosen rëndë efektivat e antidrogës

Një oficer i uniformave blu të kryeqytetit si dhe dy agjentë, kanë mbetur të plagosur

Tiranë, 27 Janar, 14:40, NOA - Një aksident me plagosjen e disa efektivave të policisë ka ndodhur sot në orët e paradites në Qafë Krrabë, mes Tiranës dhe Elbasanit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për agjencinë NOA se, mes të plagosurve janë një oficer i uniformave blu të kryeqytetit si dhe dy agjentë, të seksionit të antidrogës së kryeqytetit. Nga të dhënat janë dy makina policie që janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar disa të plagosur.

Nga të dhënat e deritanishme është mësuar se, të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Por burimet nga bluzat e bardha kanë shtuar se, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›