Problemi i pazgjidhur i pronave private, KE-ja “fshikullon” qeverinë “Berisha”
Procesi mban peng zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja. Ambasadori Lohan i bën apel për zgjidhje qeverisë shqiptare
Ervin Koçi
Çështja e pazgjidhur e pronave private mbetet një ndër pengesat kryesore të vendit tonë për të thithur investime të huaja, një problem ky që evidentohet si shumë shqetësues edhe nga përfaqësuesit e Komisionit Europian. Gjatë një takimi, ku është diskutuar për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri, përfaqësuesit e qeverisë e kanë pranuar nën zë këtë problem së bashku me faktin se ai do të ketë një zgjidhje të shpejtë. Për kreun e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, problemi i titujve të pronësisë në Shqipëri është shumë i qartë dhe është pengesë për investitorët e huaj. Ambasadori Lohan i ka tërhequr vëmendjen qeverisë shqiptare për çështjen e titujve të pronësisë, që, sipas tij, është i rëndësishëm për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Titujt e qartë dhe ligjorë të pronësisë janë esencialë për prosperitetin e një vendi. Ato janë esenciale për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, për paqe sociale dhe, e fundit, por jo për nga rëndësia, janë faktorë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE”, - u shpreh Lohan. Në çdo raport të institucioneve ndërkombëtare për Shqipërinë, konfliktet e pronësisë renditen në vend të parë, si shqetësimi kryesor që biznesi i huaj dhe ai vendas kanë.
Problemi në turizëm
Në një kohë kur bllokimi që Banka Botërore i bëri financimit të projektit në bregdetin e jugut është në qendër të vëmendjes, Komisioni Europian ngre shqetësimin se çështja e pronave duhet të zgjidhet sa më parë sidomos në bregdet, ku është më i madh dhe interesi i investitorëve të huaj. Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian, Helmuth Lohan, tha se pasoja që sjell konflikti i pronave është frenimi i investimeve direkte. “Të marrim si shembull turizmin ku investimet aktuale janë të fragmentarizuara për shkak të peshës së çështjes së pazgjidhur të pronës. Ju e dini që turizmi është sektori që vuan më shumë problemin e konflikteve të pronave. Investimet direkte në bregdet janë të pakta, si pasojë e mungesës së qartë të titujve të pronësisë”, - u shpreh Lohan. Potenciali i bregdetit shqiptar është identifikuar kohë më parë dhe ka tërhequr investitorë të huaj, por kanë qenë pikërisht problemet e mbetura pezull mbi pronësisë mbi tokën ato që në shumë raste kanë mbajtur larg investimet në këtë bregdet e sidomos nga të huajt. Të paktë janë ata të huaj që deri tani kanë mundur të blejnë prona në bregdetin shqiptar edhe pse ofertat nuk kanë munguar. Biznesmenë italianë, anglezë, gjermanë, izraelitë, arabë e deri dhe rusë janë interesuar për të blerë prona në brigjet shqiptare, por deri tani shumë pak prej tyre ia kanë dalë mbanë.
Konfliktet për pronën
Një problem shumë i madh, sidomos për të huajt që kërkojnë të investojnë në Shqipëri, janë edhe konfliktet e shumta që si shkak kryesor kanë pasur pronësinë mbi tokën. Sipas kreut të KE-së ka humbur besimi qytetar në zgjidhjen e pronave, ndaj kërkohet hartimi i një strategjie gjithëpërfshirëse për të zhvilluar dhe qartësuar konfliktet e pronësisë. Lohan nuk la pa përmendur edhe faktin më të freskët të fshatit Jalë, ku konflikti për pronën ka marrë përmasat e një skandali. Lohan tha se shumë familje shqiptare janë përballur me problemin e pronësisë, ku kanë përfunduar edhe në raste dhune.
Eksperiencat e huaja
Eksperti çek, Pavel Chovanac, në fjalën e tij u shpreh: "Në Çeki është bërë një punë e madhe 5-vjeçare lidhur me çështjen e titujve të pronësisë, e cila përfundon këtë vit dhe e drejta e pronësisë do të lejohet për të gjithë nënshtetasit e BE-së". Në vitin 2005, investimet e huaja direkte në Shqipëri ishin 225 milionë euro, ndërsa këtë vit, edhe pse pretendohet një rritje, përsëri shifrat reale nuk dihen. Seminari "Të Drejtat e Pronësisë mbi Tokën: instrumentet dhe zgjidhjet e mundshme për reduktimin e kostove të transaksionit nga pikëpamja e Investimeve të Huaja Direkte" vazhdon edhe sot, ku ekspertët shqiptarë do të flasin mbi situatën e të Drejtave të Pronësisë në Shqipëri, ndërsa ekspertë të tjerë të huaj do të prezantojnë këtë situatë në vendet e tyre. Në seminar ishin të pranishëm edhe ekspertë të ekonomisë nga vende si Çekia, Polonia, Greqia, etj.
Konflikti për pronën, qeveria pranon fajin por nuk jep zgjidhje
Qeveria shqiptare pranon se paqartësia e titujve të pronësisë është një problem real në Shqipëri që do të zgjasë edhe për disa kohë. Për zyrtarët e qeverisë shqiptare, ngërçi i pazgjidhur i pronave mbetet ende një problem për ekonominë. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Eno Bozdo, qeveria ka gjetur një zgjidhje të pjesshme të këtij problemi. “Kemi krijuar parqe industriale, në të cilat qeveria ka dalë garant për problemet e pronësisë vetëm për të thithur investime të huaja”, - u shpreh Bozdo. Aktualisht, Ministria e Ekonomisë ka miratuar katër kontrata dhe ka në proces edhe tri të tjera për parqe industriale. Megjithatë, lidhur me zgjidhjen përfundimtare të konflikteve mbi pronësinë e tokës, zëvendësministri i Ekonomisë, Bozdo, është shprehur se ky problem nuk ka për të pasur një zgjidhje të shpejtë, të paktën për dy apo tre vitet e ardhshme. Këto deklarata u bënë dje gjatë seminarit "Të Drejtat e Pronësisë", të zhvilluar në Tiranë, ku merrnin pjesë ekspertë të huaj për çështje të pronësisë së tokës, nga të cilët Shqipëria pret disa propozime konkrete për gjetjen e rrugës më të mirë për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.
6 Shkurt 2009