Tre kandidatët në garë për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së
Basha, Olldashi dhe Patozi, në garë për “liderin” e Grupit
Eljona Ballhysa
Në fillim të muajit të ardhshëm, me nisjen e punimeve të Kuvendit të ri, do të konstituohen grupet e reja parlamentare dhe krerët e tyre. Burimet nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se tri janë kandidatët që përfliten në radhët e partisë për të marrë në duar kryesimin e grupit më të madh parlamentar. Sipas burimeve, këto tri kandidatura janë tri figurat kyçe të Partisë Demokratike. Posti i kryetarit të Grupit Parlamentar pritet të përcaktohet në ditët e para të shtatorit mes Astrit Patozit, Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Burimet citojnë se gjithçka do të varet nga ecuria e negociatave dhe nga skema e krijimit të qeverisë së re. Sipas tyre, një gjë është e sigurt, se kryetari i Grupit Parlamentar nuk do të ketë post ministri. Ai do të ketë detyrë parësore drejtimin e Grupit pa u ngarkuar me detyra qeveritare. Por ashtu, siç ka ndodhur gjatë viteve të kaluara, kryetari i Grupit pritet të marrë dhe postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, megjithëse kjo nuk është e përcaktuar në Statutin e partisë. Ndërkaq, burimet bëjnë të ditur se zgjedhjet për postet e larta drejtuese të PD-së nuk kanë gjasa të nisin para përcaktimit të qeverisë së re. Kryeministri Berisha nuk do të tentojë të hapë debate në parti pa mbyllur më parë punët për krijimin e qeverisë së re, e cila, sipas burimeve, do të jetë gati javën e parë të muajit të ardhshëm.
Figurat
Tre deputetët e përmendur nga burime brenda PD-së si tre kandidaturat e mundshme për të marrë postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të partisë më të madhe në Kuvendin e ri janë njëkohësisht dhe tri figurat më me peshë në PD, pas Berishës dhe Topallit. Burimet bëjnë të ditur se kryetari aktual i Grupit të PD-së, Astrit Patozi, ka gjasa që gjatë këtij katërvjeçari të marrë një post qeveritar. Burimet sqarojnë se qëllimi i kryeministrit Berisha është të kënaqë të gjitha figurat kyçe të PD-së, duke i “shpërblyer” ata me portofola ministrorë. Në rast se Patozi emërohet në krye të një dikasteri ministror, atëherë gara për postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së mbetet e hapur midis dy ministrave aktualë, Bashës dhe Olldashit. Që të dy kanë treguar se janë politikanë ambicioze dhe që synojnë të përfaqësohen në poste të larta drejtuese. Madje burime nga PD-ja aludojnë se jo më kot Olldashi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së së Tiranës, por, sipas tyre, qëllimi i tij është për një post më të lartë në PD. Sipas burimeve, Olldashi ka synuar postin e sekretarit të Përgjithshëm ose të nënkryetarit. Pikërisht këtë të fundit mund ta ketë shumë pranë në rast se zgjidhet kryetar i Grupit të PD-së. Burimet sqarojnë se një tjetër kriter që do të ndiqet për të zgjedhur kryetarin e Grupit do të jetë dhe “homologu” i tij në kampin e majtë. Kjo do të thotë se kryetari i Grupit të PD-së do të ketë temperament të ngjashëm ose të krahasueshëm me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së. Madje burimet sjellin dhe një shembull. Sipas tyre, nëse PS-ja do të kryesohet nga Erion Braçe, në këtë rast PD-së do t’i vinte për shtat një kryetar grupi si Sokol Olldashi. Që të dy kanë treguar se dinë t’i masin forcat në përballjet politike ndër vite.
Në rast se PS-ja përfaqësohet me një figurë më të moderuar, nga PD-ja do të ishte më i përshtatshëm Lulzim Basha, i cili, sipas burimeve nga PD-ja, është projektuar gjatë këtyre katër viteve në parti për të qenë një ndër figurat drejtuese të partisë.
Zgjedhjet
Ndërkaq, PD-së i duhet të mendojë edhe për Kuvendin Kombëtar për shkak se mandati i drejtuesve aktualë të partisë ka përfunduar disa muaj më parë dhe duhet të rikonfirmohen në postet që kanë ose të zgjidhen të rinjtë. Kjo për faktin se ata aktualisht janë në shkelje të hapur të Statutit të PD-së. Mandati i kryetarit të PD-së, sipas Statutit të partisë, duhet të rikonfirmohet çdo katër vjet. Berisha është rizgjedhur në postin e kryetarit të PD-së më 24 prill të vitit 2005. Po ashtu dhe mandati i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar dhe drejtuesve të tjerë të PD-së kanë përfunduar dhe duhen zgjedhur drejtuesit e rinj. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, në bazë të Statutit, zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Ndërsa këta të fundit zgjedhin me votë të fshehtë drejtuesit e partisë, siç janë nënkryetarët dhe sekretarët funksionalë.
12 Gusht 2009