Socialistët akuzojnë qeverinë se nuk ka marrë masa për virusin A/H1N1
Ilir Beqja: “Qeveria nuk ka asnjë marrëveshje me OBSH-në për vaksinat”. PS-ja ngre shqetësimin se qeveria nuk ka as para për të përballuar situatën
Socialistët kanë ngritur shqetësimin dje se qeveria shqiptare nuk ka asnjë plan masash për të përballuar përhapjen masive të virusit A/H1N1 që shkakton gripin e derrit. Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, u shpreh dje gjatë një deklarate për shtyp, se qeveria është plotësisht e papërgjegjshme për shkak se nuk ka bërë asnjë përgatitje për të përballuar situatën kritike nga përhapja e virusit që shkakton gripin e derrit. Beqja gjithashtu ka bërë të ditur se qeveria shqiptare nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar vaksinën kundër gripit të derrit. Madje, sipas deputetit të PS-së, qeveria shqiptare nuk ka as fonde për të siguruar këtë vaksinë për shkak se paratë i ka harxhuar për prerje shiritash gjatë fushatës elektorale.
Akuzat
“Dje, opinioni publik i vendit, nëpërmjet vetë ministres së Shëndetësisë në detyrë, mori vesh se sa e papërgatitur është qeveria shqiptare për të përballuar situatën kritike nga përhapja e virusit A/H1N1, apo gripi të derrit. Dje, opinioni publik mësoi se ende qeveria shqiptare nuk ka një plan të saktë e të qartë për vaksinimin e grupeve më të rrezikuara të popullsisë. Dje, opinioni publik mësoi se qeveria shqiptare nuk ka bërë ende asnjë porosi për vaksinat, në një kohë që vetëm njëri prej prodhuesve të vaksinës, Glaxo Smith Kline, deklaron se ka lidhur kontratë me qeveri të 8 vendeve të ndryshme. Dje, opinioni publik mësoi se qeveria shqiptare nuk ka as me Organizatën Botërore të Shëndetësisë asnjë marrëveshje konkrete për ndonjë sasi vaksinash, përkundrazi, ajo është në pritje të dhuratave që mund bëjë kjo organizatë”, - është shprehur Beqja. Vetëm një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u shpreh se ministria që ajo drejton është duke negociuar me OBSH-në për të mësuar se sa do të jetë numri i vaksinave që do të jepen falas nga kjo organizatë dhe më pas do të hartojë një plan për numrin e vaksinave që do të porosisë për të blerë.
Por, deputeti i PS-së e quan situatën të pashpresë dhe për këtë ai akuzon qeverinë. Madje, Beqja ngre disa pikëpyetje, për të cilat pret përgjigje nga qeveria shqiptare. “Qeveria ende nuk na ka bërë me dije: A kanë qendrat shëndetësore dhe spitalet pajisje personale mbrojtëse, përfshirë kapuçat, maskat, dorezat, syzet etj., për të gjithë dhe për sa kohë? A kanë ujë dhe sapun, gjëra të thjeshta në dukje, por shumë efikase kundrejt këtij gripi të ri? Sa i mbrojtur është personeli shëndetësor, i cili është i detyruar të përballet i pari me pacientët e infektuar dhe infektues njëkohësisht? Me sa duket qeveria nuk ka kohë për t’u marrë me këto çështje, sepse Sali Berisha e ka mendjen te rekordet vetjake të notit, apo si do të ndajë portofolat e koalicionit të ri”, - është shprehur Beqja. Përfaqësuesi i selisë rozë shkon më tej ndërsa shton se “qeveria nuk ka as para për të përballuar situatën që pritet të vështirësohet, pasi fondet e kontingjencës po i përdor për të paguar shiritat elektoralë”. Sipas tij, për të gjitha këto arsye dhe për shkak të papërgjegjshmërisë kjo qeveri nuk është rimandatuar nga elektorati shqiptar. “Për fat të keq shqiptarët edhe një herë dje mësuan se kanë mbi krye një qeveri të papërgjegjshme, e cila ka në qendër të vëmendjes interesat e pushtetit dhe jo të qytetarëve të saj. Kjo është një ndër arsyet madhore pse shqiptarët nuk e votuan këtë qeveri dhe nuk i dhanë mandat për të riqeverisur”, - është shprehur Beqja.
12 Gusht 2009