Procedurat, kleckat konstitucionale per mandatimin e qeverise se re
Kreu i shtetit pritet të mandatojë zotin Berisha për formimin e kabinetit qeveritar. Qeveria aktuale do ta zhvillojë ceremoninë përmbyllëse të saj më datë 2 shtator
Kur kanë mbetur rreth 10 ditë nga përfundimi i mandatit kushtetues të Kuvendit të Shqipërisë dhe kur pritet mandatimi i zotit Berisha për të formuar qeverinë e re, ende nuk ka lëvizje nga institucioni që i jep viston kreut të partisë që fitoi më shumë mandate në zgjedhjet e 28 qershorit. Burime jozyrtare kanë njoftuar se kreu i shtetit vazhdon pushimet në zonën e Dhërmiut dhe sipas mediave, ndodhet në vilën qeveritare, ku ishte për pushime pak ditë më parë kryeministri në detyrë. Zoti Berisha ka njoftuar që në fillimin e muajit korrik arritjen e marrëveshjes me LSI-në për krijimin e koalicionit qeverisës, por ende nuk ka nisur zyrtarisht negociatat, ndonëse ato ishin thënë se do të fillonin më 20 gusht. Vetë kreu i LSI-së, zoti Ilir Meta, deklaroi publikisht dy ditë më parë se është në pritje të ftesës së Berishës, ndërkaq, po mbarojnë afatet ligjore dhe fillimi i shtatorit do të shënojë mbledhjen e Kuvendit të ri dhe më pas procedurat për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.
Mbledhja e Kuvendit
Më datë 3 shtator do të hapë siparin Kuvendi i ri i Shqipërisë. Legjislatura aktuale ka dhe 10 ditë afat, sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Fillimi i muajit të ardhshëm nis me punimet e Kuvendit të ri, i cili përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Neni 67 i saj, Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Mandatit të Kuvendit, që është në fund të legjislaturës së tij, i përfundon mandati më 2 shtator të këtij viti, ditë kur ai ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005. Është pikërisht Kushtetuta e Shqipërisë ajo që bën përcaktimin e kohës së nisjes dhe përfundimit të mandatit të një Kuvendi. “Kuvendi zgjidhet për 4 vjet. Mandati i tij fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”, – thuhet në Nenin 65.
Qeveria e re
Sipas Nenit 96 të Kushtetutës, kreu i shtetit, në fillim të legjislaturës, emëron kryeministrin, me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Kryetari i ri i qeverisë, i emëruar sipas ligjit themeltar të Republikës së Shqipërisë, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, përbërja e qeverisë votohet e plotë dhe jo e ndarë, siç ka qenë para disa vitesh, kryetari i Këshillit të Ministrave dhe anëtarët e tij votoheshin veçmas në Kuvend nga deputetët. Pra, si ministrat, ashtu dhe kryeministri do të votohen në të njëjtën seancë, ku secili duhet të marrë shumicën e votave nga Kuvendi që të miratohen. Konkretisht, afatet e propozimit, emërimit dhe votimit të ministrave përcaktohet në Nenin 98 të Kushtetutës, sipas së cilës, “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga miratimi në Kuvend”. Para fillimit të detyrës, kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit të Republikës, sipas formulës së betimit për respektim të ligjit dhe kryerjes së detyrës me profesionalizëm. Qeveria “Berisha” ka vazhduar deri tani aktivitetin e saj. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se mbledhja e fundit e kabinetit aktual do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, ndërsa më datë 2 shtator, që shënon edhe ditën kur mblidhet Këshilli i Ministrave, do të bëhet ceremonia zyrtare e përmbylljes së aktivitetit të tij. Flitet që kryeministri Berisha do të mbajë një fjalim dhe të falënderojë bashkëpunëtorët e tij.
Kabineti i ri qeveritar, me në krye Berishën, pritet që të kalojë për miratim në Kuvend deri në mesin e muajit shtator, ndërsa, brenda 10 ditësh do të përfundojnë procedurat për dekretimin e kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrave nga presidenti i vendit.
NENET E KUSHTETUTËS PËR QEVERINË
Neni 96
1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
2 . Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
Neni 97
Kryeministri i emëruar sipas Nenit 96, Nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.
Neni 99
Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.
Neni 104
(Ndryshuar me Ligjin Nr. 9904, datë 21.04.2008)
1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.
3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.
Neni 105

1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.
Neni 106
Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.
Tensione brenda partive politike në prag të krijimit të qeverisë së re
Politika shqiptare ka nisur të tensionet në dhjetëditëshin e fundit të gushtit, në prag të nisjes së bisedimeve për krijimin e qeverisë së re mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në njërën anë ka zhvillime brenda LSI-së, ku dje u deklarua qëndrimi kundër koalicionit me Berishën i një grupi të konsiderueshëm anëtarësh të strukturave drejtuese. Po ashtu, zhvillimet brenda partisë më të madhe opozitare janë në një moment kritik. Më 28 gusht pritet të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së, i cili do të dalë me një qëndrim zyrtar për zgjedhjet e 28 qershorit dhe ligjshmërinë e Kuvendit të ri dhe do t’i hapë rrugën garës për kreun e ri të saj. Kryetari në detyrë, zoti Edi Rama, do të rikandidojë, ndërsa është njoftuar si kundërshtar i tij, zoti Arben Malaj. Në lidhje me kandidaturën e Ben Blushit nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse do të jetë në betejën për kreun e socialistëve.
Edhe një parti tjetër opozitare ka brenda saj jo pak probleme. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar në shtator mbajtjen e kongresit të radhës, por edhe në radhët e saj nuk mungojnë përçarjet dhe konfliktet. Nënkryetari, Thoma Miço, i ka kërkuar kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, që të japë dorëheqjen pasi ka dështuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Po ashtu, OMONIA po largohet gjithnjë e më shumë prej partisë që mbron interesat e komunitetit grek. Mandati i vetëm që ka marrë PBDNJ-ja është i vlefshëm në këtë situatë ku ka një diferencë të ngushtë mes maxhorancës dhe opozitës.
24 Gusht 2009