Procedurat për kthimin e tokave të popullsisë çame

08/12/2004 Mbas një viti skadon afati për të paraqitur pretendimet e pronësisë prej komunitetit çam që jeton në territorin e Shqipërisë. E vetma zgjidhje sipas ligjeve greke mbetet marrja e një avokati grek që të përfaqësojë një individ, ose disa, që posedojnë tapitë e pronësisë për tokat që kanë lënë në Greqi.
Procedura
Për të nisur procedurën për kthimin e pronës, pretenduesi duhet të kërkojë të hapë çështjen në gjykatën e shkallës së parë të qytetit përkatës në të cilin pretendon se ka pronën. Në këtë rast ai duhet të ketë me vetë certifikatën e pronësisë, ose dokumente që verifikojnë në mënyrë të plotë pronësinë. Por çështja nuk mund të hapet nga vetë ankuesi. Për këtë duhet përfaqësimi me një avokat, i cili rekomandohet të jetë grek. Në këtë rast pranohet dhe një avokat shqiptar, por që duhet të njohë shumë mirë hgjuhën greke si dhe të ketë të dretën e ushtrimit të profesionit. Në rast se ankuesi nuk ka mundësi të paraqitet, ai duhet të mbrohet nga avokati i tij, por që duhet të paraqesë dhe prokurën. Specialistët e ligjeve shprehen se rrugët për t'iu adresuar gjykatës për këtë çështje janë thuajse të njëjta me proçeduar që parashikon edhe kodi civil i vendit tonë. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në gjykatën e shkallës së parë çështja kalon në shkallën e dytë dhe në Gjykatën e lartë. Kostitucionalistët e së drejtës ndërkombëtare shprehen se shkuarja e vetë çamëve në Greqi për të kërkuar pronat e tyre do ta thjeshtëzonte jashtëzakonisht problemin. Sipas tyre kjo do të shmangte burokracitë e shumta që sjell përfaqsimi me anë të prokurës të një avokati, duke pasur parasysh dhe numurin e madh të personave pretendues në këtë çështje.
Ligji
Pas dhjetorit të vitit të ardhshëm, askush nuk do ketë më të drejtën të bëjë ankimim në gjykatat greke mbi pretendimet që ka për prona në territorin Grek. Lgji i vendit fqinj i datës, 3.12.1998, mbi të drejtën e ankimimit për personat që nuk kanë kombësi greke, shprehet qartë lidhur me këtë problem. Ky ligj vërtet nuk përcakton afat kohor mbi kohën kur është rregjistruar prona, në hipotekat greke, por ka afat kohor mbi ankimimet që mund të bëhën nga ekstrakomunitarët që janë prekur nga tjetërsimi i tokës në territorin e këtij shteti. "Afati i ankimimit është pesë vjet për ata persona që banojnë në Greqi dhe 7 vjet për ata persona që banojnë jashtë Greqisë. Ky ligj hyn në fuqi me publikimin e tij në fletoren zyrtare". Data e miratimit të ligjit është dhjetori i 1998 që do të thotë se në bazë legjislacionit Grek, çamëve që banojnë në Shqipëri u ngelet vetëm një vit kohë për të kërkuar të drejtën për kthimin e pronave të tyre. Por edhe pse ka kaluar më shumnë se 6 vjet nga miratimi i këtij ligji sërish të paktë janë ata persona të komunitetit çam që janë në dijeni për ekzistencën e tij dhe kjo jo për faj të tyre. Çështja e ankimimit në gjykatat greke kërkon medoemos paraqitjen e pretenduesve, si dhe kryerjen e proçedurave për këtë qëllim. Që prej 14 vjetësh, nga rrëzimi i sistemit komunist në Shqipëri, asnjë përfaqësues i komunitetit çam nuk ka kaluar kufirin me Greqinë qoftë dhe si vizitor. Këtë fakt e pohon dhe drejtuesi i Shoqatës Politike Atdhetare "Çamëria", Servet Mehmeti, duke bërë të pamundur ankmimin direkt të palës pretenduese në këtë çështje që janë vetë çamët. Në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi, burime qeveritare shprehen se pala shqipatre i ka kërkuar qeverisë greke dhe liberalizimin e vizave për çamët. Gjithsesi deri më tani nga pala greke nuk është dhënë asnjë konfirmim lidhur me këtë çështje.
Shoqata: Nuk na lënë as të vizitojmë Greqinë
Kryetari i Shoqatës Politike Çamëria, Servet Mehmeti, në një prononcim dhënë për gazetën "Metropol", shprehet se, deri tani, askush prej komunitetit, që ai përfaqëson, nuk ka mundur të shkelë qoftë dhe një herë në Greqi për të kërkuar pronat. Sipas kryetarit të shoqatës, racizmi është shfaqur hapur në këto 14 vite nga ana e palës greke në adresë të këtij komuniteti. "Greku na ka mohuar vizat, na ka mohuar pronat. Që prej 14 vjetësh, askush prej nesh nuk ka mundur të shkelë në tokën greke, askush nuk ka mundur të marrë qoftë dhe një vizë në amabasadën greke, jo për të kërkuar pronat, që nuk bëhet fjalë, por as qoftë dhe si turist", thotë Mehmeti. Ky racizëm, sipas tij, pengon marrjen e një avokati që të përfaqësojë çështjen e tyre në gjykatat greke. "Askush prej avokatëve grekë nuk pranon të marrë në shqyrtim çështjen tonë. Avokatët në këtë rast i druhen opinionit racist grek, i cili do të reagonte ashpër kundër çdo avokati që do të merrte përsipër të mbronte çështjen tonë", vazhdon më tej Mehmeti. Nga ana tjetër, lidhur me skadimin e ligjit, duket se pjesëtarët e komunitetit çam nuk kanë pasur dijeni për ekzistencën e tij. "Nuk jemi në dijeni të një ligji të tillë, por, sidoqoftë, nuk habitemi. Ai është një ligj grek, që ashtu si vetë shteti është racist ndaj nesh. Greku le të nxjerrë ligjet e veta, ne do të vazhdojmë me kërkesat tona", thotë Mehmeti. Por, sipas tij, në kuadrin e kërkesave të tyre, çamët kërkojnë më shumë vëmendjen e shtetit shqiptar për zgjidhjen e problemeve të tyre. "Përpara disa kohësh i kemi drejtuar një kërkesë ministrit të Jashtëm, Kastriot Islami, si dhe zëvendëskryeministrit Namik Dokle për të ndërhyrë pranë Qeverisë greke me qëllim që të mundësohet marrja e vizave për anëtarët e komunitetit tonë, me qëllim që ata të jenë sa më afër problemit", shprehet Mehmeti. Duke iu rikthyer edhe një herë problemit të rrëzimit të rezolutës në parlament, në mars të këtij viti, kreu i shoqatës thotë se "rrëzmi i rezolutës për çështjen tonë në parlamentin shqiptar tregon dhe një herë se interesi i shtetit nuk është në nivelet e duhura për zgjidhjen e kësaj çështjeje". Gjithsesi, sipas krerëve të shoqatës, ata do të vijojnë punën për plotësimin e kërkesave të tyre që janë njohja e së drejtës të rikthimit të popullsisë çame në trojet e tyre, zbatimi i të drejtave themelore të njeriut, si një e drejtë ë pamohueshme, si dhe sensibilizimin e shtetit grek për hapjen e rrugëve për zgjidhjen e problemit çam.
Procedurat që duhen ndjekur
1) Hapja e një seance gjyqësore në shkallën e parë të gjykatës greke brenda afatit të përcaktuar në ligj. Pastaj të vazhdohet me shkallët e tjera, Apel dhe Gjykata e Lartë
2) Marrja e një avokati grek, që të përfaqësojë ata në gjykatë
3) Në pamundësi të paraqitjes së vetë personit në gjykatë për të dëshmuar, ose bërë kërkesën për gjyq, autorizohet dhënia e një prokure
4) Personi, që kërkon hapjen e një seance gjyqësore mbi pretendimet që ka, duhet të disponojë dokumentet mbi pronësinë e tokës, tokës ose objektit që i është dhënë në përdorim shtetasve grekë pas eksodit të 1944-1945
Kërkesat e çamëve
1) Njohjen e së drejtës të rikthimit të popullsisë çame në vatrat e tyre, rikthimin e pronave e çdo të drejtë tjetër, që rrjedh prej saj si dëmshpërblimet etj.
2) Zbatimin e të Drejtave Themelore të Njeriut, në rrugë demokratike, si një e drejtë që i takon çdo populli
3) I bëjmë thirrje shtetit grek që të gjykojë me gjakftohtësi zgjidhjen e kërkesave të
drejta dhe demokratike të popullsisë çame
4) Kthimi i 2550 kilometra katrorë tokë, që ka qenë në zotërim të 10 mijë pronarëve