Tirana film, dokumentaret...gara e veshtire
08/12/2004 Tirana Film
Dokumentarët...gara e vështirë
Një anije peshkimi që e "përpin" deti. Tre peshkatarë që zhduken së bashku me të. Tri familje që jetojnë pezull, që vajtojnë fatin e zi. Nëna, motra, bashkëshorte, fëmijë, baballarë, vëllezër, nuk dinë as vetë se ç'duhet të bëjnë: të vajtojnë, të shpresojnë apo të rendin të kërkojnë ndihmë...? Po ku të kërkojnë ndihmë? Askush nuk e di, askush nuk mund të japë një përgjigje. Një shtet indiferent që "mbyll" dosje, mbyll shtëpi apo "shkruan" edhe fatin e tyre. Ky është me pak fjalë subjekti që Anila Varfi trajton në dokumentarin "Jetë pezull" (17 min), që u prezantua dje, në programin e paradites në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, që vazhdon udhëtimin e tij në Tiranë. Një dokumentar që solli një tjetër histori tragjike që përjetojnë shqiptarët. Që nga viti 1990 e deri më sot, rreth 2000 mijë persona konsiderohen të "humbur". Varfi është shprehur se indiferentizmi dhe plogështia e shtetit "më detyroi të ndaloj në emër të humanizmit dhe të ndihmoj për të bërë publik hetimin dhe denoncimin e rasteve të studiuara që prej vitit 1990". Por në përballje me filmat e tjerë dokumentarë vihej re një distancë dhe një mënyrë më shumë gazetareske në ndërtimin e tij. Duket qartë që ndryshimi në koncepte krijuese është i prekshëm. Pavarësisht nga kjo, kushdo mundi të përjetojë deri në "palcë" dhimbjen dhe tmerrin për jetë, që thjeshtë kanë kaluar në dosje, që i konsiderojnë të "humbura". Duket sikur kjo temë ka përbërë një shqetësim të përbashkët për artistët shqiptarë, pasi, edhe Ervis Eshja në bashkëpunim me Mattia Soranzo, kanë sjellë dokumentarin me titullin "Jetoj", që i referohet tragjedisë që ka ndodhur në Vlorë, ku një anije patrulluese shqiptare u mbyt pas përplasjes me korvetën italiane "Sibilla". Një aksident, ku 34 persona shpëtuan, 4 u gjetën pa jetë, ndërkohë që në anije deklarohet të kenë qenë 100 vetë. Pra, 62 të tjerët mund të konsiderohen përsëri të "humbur". Dokumentari është bazuar në rrëfimet e Krenar Xhavarës, njërit nga të mbijetuarit, i cili, ende nuk e ka harruar momentin e tmerrit pa fund.
Box
Duket sikur koha ka ndalur në momentin e "rrëzimit" të madh. Duket sikur të gjithë e kanë parë, e kanë ndjerë, por vazhdojnë të jetojnë ende në kufirin midis dy kohëve. Një njeri që ecën ngadalë, fillimisht mbi shkëmbinj të thepisur, më pas në asfaltin e një rruge kryesore. Pas kësaj ecje të gjatë hyn në një godinë, në një qytezë buzë detit dhe merr shërbimin. Ndërrohet me kolegun e tij, pa shkëmbyer asnjë fjalë dhe më pas fillon kontrollin. Ky është "roja". Roja i një kombinati (ish) që ruan makineritë e braktisura, të pluhurosura, të heshtura. Ai ruan thjesht të kaluarën, një muze gjigand të komunizmit, së bashku me parullat e tij. Duket që ky është edhe rituali i jetës së tij. Në ruajtje të së kaluarës, në kufijtë midis dy kohëve, aty ku asgjë tjetër nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar diçka. Pas një nate të gjatë, ai mbaron turnin, dikush vjen në vend të tij e zëvendëson, përsëri në heshtje të plotë dhe ai largohet drejt shtëpisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar, por me kah të kundërt; së pari, mbi asfalt e pastaj vazhdon të ngjitet në rrugën shkëmbore. Titrat shkruajnë se ai vazhdon të jetë roje. Një dokumentar pa zë, i bazuar vetëm në zhurmat natyrore dhe pa efekte të tjera. Me këtë krijim u paraqit Vladimir Peroviç, nga Serbi-Mali i Zi në këtë festival, krijim i cili mori duartrokitje entuziaste të spektatorëve në sallë.
"Çështje familjare“
Nga Estonia e largët, Andrus Tiusk,sjell një "triller" të vërtetë, në konkurimin e filmit artistik. Një pikë karburanti e në një vend të qetë grabitet. Autorët një çift të rinjsh. Grabitësi i armatosur përballë një pronari po të armatosur. Dikush mund të vdesë, pasi askush nuk tërhiqet. Një krismë dëgjohet nga pushka e pronarit të karburantit. Vajza e re që bie në tokë, në stytë e mbesës që është shfaqur papritur. Një skenë e "zakonshme" grabitjeje hollivudiane. Por një fund më i "lavdishëm", kur të gjithë kuptojnë se personazhet e këtij "trilleri", ishin antarë të së njëjtës familje dhe, grabitja ishte rituali i tyre i zbavitjes. A po mos vallë vetë jeta është një lojë?
"Të gjithë në një film"
Një skenë ku shfaqet Hamfri Bogart dhe më pas shumë nga yjet dhe personazhet më të njohura të hollivudit do të paraklojnë para syve tanë në letra të palosoura për 14 minuta rrjesht. Një udhëtim me elementë të theksuara "horrori" shqëron personazhet e njohura që përpiqen të shpëtojnë nga "kurthi", prej letre që u ka ngritur austriaku, Virgil Ëidrich, i cili ka printuar 65 mijë foto të marra nga 300 filma, i ka palosur si objekte prej letre, i ka rregulluar në tablo dhe më pas u ka dhënë jetë me një kamera animimi në një proces të lodhshëm e të mundimshëm që ka vazhduar për dy vite rrjesht.
"Tonino Funto"
Një dokumentar për njeriun "orkestër" të ditëve tona. "Sot njerëzit nuk janë të lumtur, sepse pendohen", thotë Funto. Në jetën e përditëshme është berber që "vjel" me stil psoikologjinë e klientëve të tij, e më pas i përdor të gjithë këto "të lashta" në pjesët teatrale që shkruan dhe interpreton vetë. Njerëzit vetëm qeshin me të, por më shumë e lakmojnë jetën që ai bën. Funto u jep moralin njerëzve të jetojnë thjesht dhe jo vetëm me "duam, duam, duam". Një kontraditë e zakonëshme midis njerëzve modernë: të kemi apo të jetojmë jetën. Funto e ka gjetur zgjidhjen. Jeton jetën.
„Lepuri...“ special në festival
Në vazhdimin e filmave për programin special, dje në "Milenium 2" u prezantua "Lepuri me pesë këmbë", i regjisorit kosovar Ismail Ymeri, një prodhim i vitit 1982, ndoshta një nga filmat më të bukur dhe i fundit të Sergei Paraxhanov "Ashik Kereb" (1988), si edhe "Mledhësit e Puplave", të Aleksandër Petrovic (1966). Ndërsa salla "Black Box", mirëpriti dy krijime të metrazhit të shkurtër, "Mbresa shqiptare" të Boris Butorac e "Momente nga Izraeli", si edhe filmin me metrazh të plotë "Vrasja e një bastexhiu kinez", të regjisorit amerikan John Cassavetes. Në ditën e sotme, Isa Qosja vjen me filmin "Rojet e mjegullës". Po në "Milenium 2", do të shfaqet edhe filmi i Emir Kosturicës, "Macja e zezë, macja e bardhë". Në "Black Box" prezantohet një tjetër film i Cassavetes "Premiera", si edhe dy krijime të bullgares Adela Peeva.