Studimet jashtë vendit, gati vërtetimet e shkollës së mesme për në ambasadë
Drejtori i AVA-s: “Maturantët do ta marrin në kohë vërtetimin e shkollës”. Përfundon hartimi i listës me kodet identifikuese për secilin konkurrues
Jonida Tashi
Maturantët që duan t’i vijojnë studimet e larta jashtë vendit, do të kenë shumë shpjet në dorë vërtetimin që duhet të dorëzohet pranë ambasadave. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), Alfons Harizaj. Kreu i AVA-s siguron të gjithë të rinjtë, se do ta marrin në kohë vërtetimin e shkollës së mesme. “Aktualisht, po punojmë më shumë me maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë shkollën e lartë jashtë Shqipërisë, si dhe me ata që kanë kryer shkollën e mesme jashtë dhe duan të vijojnë studimet e larta në vend”, - sqaron Harizaj. Brenda pak ditësh, drejtuesit e AVA-s, do të detajojnë edhe numrin e saktë të maturantëve që do braktisin Shqipërinë për tu shkolluar jashtë, si dhe numrin e maturantëve që do të rikthehen në atdhe për studimet e larta. “Jemi duke i detajuar këto të dhëna, të cilat do të publikohen së shpejti, por më shumë interes për ne ka pajisja e maturantëve me vërtetimin e shkollës së mesme”, -deklaron Alfons Harizaj.
Kodet
Ditën e djeshme, AVA ka përfunduar edhe listën me kodet identifikuese për të gjithë kandidatët, që këtë vit do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në universitetet publike të vendit. Kështu, secili prej maturantëve, do të ketë një numër unik identifikimi, i cili do të zbulohet vetëm pasi të jenë korrigjuar testet e provimeve, për të bërë lidhjen e pikëve të arritura me emrin e kandidatit që është përfshirë në garën e pranimeve për në universitet. Bazuar në të dhënat e dorëzuara në lidhje me aplikimet e kryera nga maturantët e rinj dhe ata të vjetër (nëpërmjet plotësimit të Formuarit A1), Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, tashmë i ka pajisur të gjithë këta aplikues me një numër të caktuar regjistrimi. Ashtu siç është përcaktuar edhe në rregulloren e provimeve të Maturës, që nga 2 maji AVA ka dërguar pranë Komisioneve të Maturës të ngritura në drejtoritë arsimore të çdo rrethi njoftimin ku jepet numri i regjistrimit për çdo nxënës si dhe të dhënat e tjera identifikuese të tij.
Shpërndarja
Komisionet e Maturës, pranë drejtorive arsimore, deri në mbyllje të ditës së djeshme, duhet të kishin përfunduar shpërndarjen e këtyre numrave të regjistrimit pranë komisioneve homologe që janë ngritur në shkollat e mesme. Më pas, do të jenë këto të fundit, që do të mundësojnë afishimin e tyre në ambientet publike të çdo shkolle, ku çdo nxënës mund të shoh barkodin e tij që do të përdoret përkundrejt emrit në fletët e provimeve. Lista e numrave të regjistrimit është hartuar sipas një rendi zbritës, sipas të dhënave të mbledhura për të gjitha shkollat. Po në bazë të kësaj liste, do të bëhet dhe grumbullimi i testeve dhe shpërndarja e tyre e mëpasshme pranë qendrave ku do të bëhet vlerësimi. Gjithashtu, me mbylljen e shkollës e deri në ditën kur do të jepet provimi i parë i detyruar, do të zhvillohen konsultime nga mësuesit e lëndës për çdo paqartësi që vetë nxënësit mund të kenë. Tezat e provimit si për lëndët e detyruara ashtu dhe për ato me zgjedhje do të përmbajnë pyetje me alternativa si dhe pyetje me shtjellim dhe në bazë të përgjigjeve do të jepet dhe vlerësimi me pikë.
8 Maj 2009