E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi ndaj Kurtit shtyhet pa afat

Kosovë

Për të tetën herë me radhë është shtyrë gjykimi ndaj liderit të “Vetëvendosjes”. Ashtu sikurse që pritej, avokati mbrojtës i caktuar në seancën e kaluar, Musa Dragusha, nuk u paraqit në seancë. Por përpara se kryesuesi i Panlit, De Mongeot, ta shtynte seancën, për herë të parë fjalën e mori prokurori i rastit, Ali Rexha. Ai tha se shtyrja e përsëritur pafund e këtij gjykimi është e pakuptimtë, prandaj kërkoi shtyrje të pacaktuar të këtij procesi gjyqësor. Po ashtu, Ali Rexha hodhi poshtë pikën e tretë të aktakuzës, aty ku Albin Kurti akuzohet për thirrje për rezistencë. Ai hodhi poshtë pikërisht atë pikë të aktakuzës, të cilën, përndryshe, vetë Albin Kurti dhe Lëvizja VETëVENDOSJE! e kanë pranuar me shumë krenari. Ne bëjmë thirrje të vazhdueshme për rezistencë kundër padrejtësisë, shtypjes, shitjes së Kosovës dhe ndarjes së saj. Ndërkaq, dje në një peticion të tyre, disa organizata shqiptare i dërguan shefit të misionit EULEX në Kosovë, Yves De Kermabon, një notë proteste në lidhje me qëndrimin institucional të këtij misioni ndaj gjykimit të Kurtit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›