Prodhimi industrial i Gjermanisë bie ne shifra rekord
Sistemi ekonomik me i gjerë Evropian është prodhimi industrial në Gjermani. Gjatë dhjetorit te kaluar prodhimtaria ka rënë me tepër se gjatë 18 muajve të fundit, si pasojë e rënies së kërkesës për makineri dhe impiante.
Prodhimi në këtë sezon ka një rënie prej 4,6%. Ministria e Ekonomisë në Berlin ka deklaruar sot se kjo është rënia më e madhe që prej janarit 1991, periudha kur filloi kompilimi i dokumenteve për bashkimin e dy Gjermanive. Kjo është rënia e katërt e një pas njëshme në këto katër muajt e fundit dhe është gati dyfishi i asaj të parashikuar nga vëzhgimet e ekonomistëve të Bloomberg.
Kompanitë po krasisin prodhimtarinë dhe investimin, mbasi kriza financiare ka shtyre Gjermaninë ne rënien më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore. Volksvagen AG dhe Bayerische Motoren Werke AG kanë shkurtuar orët e punës për 86.000 punëtorë, duke ulur kështu prodhimin pas rënies së kërkesës për automjete. Qeveria parashikon një tkurrje prej 2.25% të ekonomisë gjatë këtij viti.
Ne kemi përjetuar rënien më të ashpër në prodhimin industrial gjatë katër-mujorit të fundit që prej vitit 1960 dhe nuk përjashtohet fakti se mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në katër-mujorin e parë, tha Lothar Hessler, një ekonomist i HSBC Trinkaus & Burkhardt AG në Duesseldorf, Germany.
Zyra Federale e Statistikave ka deklaruar se ekonomia Gjermane ka patur një rënie mbi 2% gjatë tremujorit të fundit të 2008. rënia e prodhimit industrial gjate dhjetorit u parapri nga një rënie prej 8.2% të prodhimtarisë të konsumit të mesëm. Një vit më parë prodhimi i përgjithshëm ka patur një rënie prej 12%, ka deklaruar kjo ministri.
Kërkesa botërore
Eksporti Gjerman pati një zhytje prej rekord prej 10.8% nga tetori në nëntor. Bundesbank parashikon një rënie të shitjeve jashtë vendit prej 0,5% gjatë këtij viti. Firma e prodhimit të makinave më e madhe në Evrope Volksvagen ka deklaruar një rënie të furnizimit të tregut me 20%. Kriza financiare ka çuar industrinë gjermane në një gjendje shoku dhe frike. Edhe pse prodhuesit gjermane nuk kanë humbur në kompetivitetin e tyre, janë duke vuajtur pasojat e kolapsit të tregut botëror. Edhe me e keqja nuk ka ardhur akoma.
Email This Klikime: 13