E Diel, 1 Nëntor 2026

Profecia e Kryeministrit italian: “Sali Berisha fiton zgjedhjet e ardhshme”

“Pas fitores në zgjedhje, e ftoj të marrë pjesë në leksionet javore pranë Universitetit të Demokracive dhe Lirive”

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, në vijim të deklaratës së tij gjatë konferencës për shtyp, ceku edhe çështjen e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Sipas Berluskonit, zgjedhjet e ardhshme kuvendore do ti fitojë Partia Demokratike me Sali Berishën dhe njëherazi e ka ftuar kryeministrin Berisha të marrë pjesë në leksionet pranë universitetit të Demokracive dhe Lirive në Itali. “Dua t’i bëj një ftesë publike kryeministrit Berisha që, që pasi të ketë fituar zgjedhjet e ardhshme këtu në Shqipëri, të marrë pjesë në leksionet javore pranë universitetit të Demokracive dhe Lirisë, që do të hapet në marsin e vitit të ardhshëm, në Itali. Shpreh bindjen se do të jetë një kënaqësi e vërtetë të dëgjojmë leksionin e tij, për të kuptuar më mirë se si një popull mund të kalojë nga diktatura e plotë drejt një demokracie të plotë”, u shpreh Berluskoni.

Batutat me dy kryeministrave

Berluskoni për Berishën: “Jemi miq prej shumë kohësh”
Të dy kryeministrat, si ai shqiptar, Sali Berisha ashtu edhe ai italian Silvio Berluksioni, theksuan dje miqësinë e tyre të hershme, bazuar sipas tyre, mbi identitetin e vlerave dhe parimeve, dhe kontakteve të gjëra të punës. “Ashtu siç e theksoi dhe miku im Sali, ne jemi miq prej shumë kohësh dhe bëjmë pjesë të dy në komunitetin e demokracisë dhe lirive evropiane, pra, të partive Demokratike Evropiane, ku bashkëpunojmë prej shumë kohësh. Pra, bashkëpunimi ynë vjen prej një kohe shumë të hershme dhe bazohet mbi identitetin e vlerave dhe parimeve”, tha Berluskoni, ndërkohë që më herët ishte shprehur kryeministri Berisha.

Berisha për Berluskonin: “Të dy e duam përjetësinë”

Kryeministri Berisha, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me Italinë, theksoi se për vendin tonë është i rëndësishëm riorientimi i këtij bashkëpunimi, në projekte të shtrira në të gjithë vendin,. Sikurse është ai i kultivimit të pemës së ullirit. “Në Shqipëri, më shumë se 40 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale. Qeveria ime do të fillojë një projekt për shtimin e plantacioneve të ullirit, i cili synon mbjelljen e 20 milion fidanëve në një periudhë 4-5 vjeçare. Gjeta mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë nga miku im. Të dy e duam përjetësinë dhe ulliri është simbol i paqes dhe përjetësisë”, mbylli deklaratën e tij kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›