PSV 91 prezanton kandidatët në qarkun e Korçës
Kryetari i PSV91 Petro Koci i shoqëruar nga drejtuesit përkatës të kësaj partie në nivel qarku e rrethi si Paqësor Zeneli dhe Skerdi Larti ka zhvilluar një takim me të rinj dhe qytetarë të Korçës. Konkurrimi në fushatë me dy koalicione të majta përbën një zgjedhje të mençur dhe fituese kur kemi parasysh sistemin aktual zgjedhor të ndryshëm nga ai i 2005-ës, u shpreh Koçi, duke theksuar se më mirë me dy koalicione sesa me një. Ata që njohin ligjin dhe realitetin elektoral e kuptojnë dhe e këshillojnë taktikën aktuale të së majtës.
Ai shprehu besimin se socialistët e të gjitha partive do të dinë të bashkohen ne një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve. Sipas tij, e majta duhet të pranojë së pari që Berishën e solli në pushtet lufta brenda PS për ti zënë karriken Fatos Nanos. Së dyti, vijoi Koçi, që regresi i sistemit politik në 21 prill të 2008-ës ti jepte imunitet dhe rehati qeverisë për të menduar vetëm për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndryshimet e mira për shqiptarët nuk mund të vijnë pa reformimin e sistemit politik të 21 prillit. Politika ndryshe fillon nga kushtetuta, tha Koçi. Ai theksoi se na duhet një sistem, i cili jep mundësinë që qeveritë e këqija të mos na rrinë zgjedhe në qafë për 4 vjet rresht, sic po ndodh me qeverinë Berisha. Së fundi, Koci shprehu bindjen se kandidatet e PSV91 do të fitojnë në qarkun e Korçës.