E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Profitable Group”, si të kurseni karburant

 

“Profitable Group” do hedhë në treg produktin më të ri për konsumatorët shqiptarë. Drejtuesit e kësaj kompanie kanë prezantuar dje produktin e tyre motorsilk. Ky produkt përdoret si për autoveturat, ashtu edhe për makinat bujqësore. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, konsumatorët që do të përdorin këtë lloj produkti do të kenë shumë lehtësira në automjetin e tyre. Së pari, në sajë të këtij produkti motori i automjetit djeg më pak karburant, pra ndihmon në reduktimin e konsumit të karburanteve, redukton me 50 për qind koston e mirëmbajtjes së autoveturës, si dhe rrit ndjeshëm efikasitetin e motorit. Gjithashtu ndihmon në heqjen e ndryshkut dhe ul ndjeshëm shpenzimet për riparimin e tyre. Për rrjedhojë ulen me 90 për qind problemet që mund të hasë një shofer me motorin e automjetit të tij. Ky produkt përdoret në tregun amerikan që prej tetë vjetësh dhe është një ndër lubrifikantët e vetëm të certifikuar sipas standardeve ISO. Përdorimi i tij është shumë i thjeshtë, mjafton të hidhet në motorin e makinës. Ky është ndër të vetmit produkte që vetëriciklohet. Sipas drejtuesve të kompanisë “Profitable Group”, brenda dy javëve ky produkt do të jetë prezent në tregun shqiptar. Aktiviteti i “Profitable Group” është i shtrirë në shumë vende të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›