E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mbledhja e parë e Qeverisë

 

Ndonëse takimi i parë, pas betimit në selinë e Këshillit të Ministrave u bë ditën e djeshme, sot do të jetë mbledhja e parë zyrtare ku do të ketë edhe një rend dite. Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Këshillit të Ministrave bëri të ditur dje për mediat se sot në orën 11.00 do të zhvillohet mbledhja e radhës së qeverisë. Në këtë mbledhje pritet të ketë një rend dite të ngjeshur për shkak se një javë më parë qeveria nuk u mblodh, pasi ende nuk ishte votuar në parlament. Pas mbledhjes që ka thirrur kryeministri Berisha ditën e sotme, pritet të bëhet një tjetër pauzë dy javore për shkak se kreu i ekzekutivit do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së sesionit të punimeve të Organizatës së Kombeve të bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›