E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progresi i bere, perballe sfidave Nga Eugen Wollfarth

Me nje ndikim te drejtperdrejte ne stabilitetin ekonomik dhe shoqeror, lufta kunder korrupsionit eshte nje perparesi e rendesishme per Prezencen e OSBE-se ne Shqiperi si edhe dicka qe shprehet qarte ne mandatin e saj. Lidhur me kete, ne po mbeshtesim institucionet kombetare dhe shoqerine civile per promovimin e parimeve te qeverisjes se mire dhe per marrjen e masave te tjera per luftimin e korrupsionit. Duhet te permend sidomos bashkepunimin tone te ngushte me Inspektoratin e Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive (ILDKP) per disa vjet tashme, per te rritur ndergjegjesimin e zyrtareve publike lidhur me ceshtje qe rrethojne konfliktin e interesit. Asnje vend, sado demokratik, nuk do te jete ndonjehere krejtesisht i cliruar nga problemi i korrupsionit, por cdo vend dhe shoqeri duhet ta beje minimizimin e tij nje perparesi kryesore. E theksoj kete pasi ne e dime shume mire qe kur korrupsioni 'hedh rrenje' ai ndikon negativisht ne cdo aspekt te jetes. Korrupsioni shkaterron ekonomite kombetare, ai gerryen themelet e stabilitetit shoqeror dhe shkaterron besimin publik. Korrupsioni ul te ardhurat nga taksat, fryn koston e sherbimeve publike, prish konkurrencen ne sektorin privat dhe ne shfaqjen me te keqe te tij, i denon grupet e cenueshme me varferi. Shqiperia ka ndermarre disa masa te guximshme kunder korrupsionit gjate viteve te fundit si:
-Miratimi i Strategjise se Parandalimit e Luftes kunder Korrupsionit dhe qeverisjes transparente 2007 - 2013;
-Miratimi i legjislacionit ne perputhje me ate te BE-se;
- Ajo ka krijuar sisteme online per regjistrimin e biznesit, venien e taksave dhe prokurimin;
- Politika e vazhdueshme e vendit per decentralizim krijon gjithashtu mundesi mbikeqyrese nepermjet angazhimit civil ne proceset lokale te vendimmarrjes; - Gjithashtu jane bere me shume kontrolle lidhur me pasurite e zyrtareve publike. Sidoqofte, ne te gjithe dime nga raporte te shumta, perfshire edhe ate te pasqyruar ne mendimin e fundit te Komisionit Evropian, qe korrupsioni mbetet mbizoterues ne shume sektore ne Shqiperi. Cilat jane fushat shqetesuese: Mungesa e transparences dhe baza e paqarte ligjore ne perforcimin e te drejtave te pronesise eshte nje fushe qe mundeson praktikat korruptive dhe demton ne themel qellimin e krijimit te nje tregu funksional te tokes.
Transparenca lidhur me financimet e partive mbetet gjithashtu shqetesuese. Edhe pse Kodi Zgjedhor kerkon qe Komisioni Qendror Zgjedhor te mbledhe deklaratat financiare te partive politike, ai nuk i ka mjetet e duhura per te hetuar burimet e financimit, dhe gjithashtu nuk ekziston detyrimi per te raportuar mbi donacionet e bera nga sektori privat. Vec kesaj, angazhimi i autoriteteve kombetare per te luftuar korrupsionin nuk pasqyrohet gjithmone permes zbatimit te vazhdueshem te legjislacionit ekzistues dhe ndjekjes se ceshtjeve penale. Mbetet ende per t'u krijuar nje histori bindese e aktgjykimeve, dhe denimeve te forta dhe te duhura dhe/ose gjobave ne rastet e korrupsionit. Trajtimi i prere dhe transparent i rasteve kur pretendohet se ka pasur korrupsion, pavaresisht nga statusi i te akuzuarve, eshte nje tregues i rendesishem i pavaresise se gjyqesorit.
Dihet nderkombetarisht se media luan nje rol shume te rendesishem ne kete duke e bere publik informacionin, duke rritur ndergjegjesimin e qytetareve, duke i rene sirenes se alarmit dhe nepermjet shume mjeteve te tjera. Duhet te theksoj ketu rendesine per nje media te lire, si nje standard thelbesor ne inkurajimin e pergjegjshmerise gjate proceseve vendimmarrese. Nje media e lire duhet te sherbeje si nje kunderpeshe e forte dhe e gjalle ndaj korrupsionit ne jeten publike dhe per kete arsye ajo meriton mbrojtje te vecante. Ata jane pergjegjes per raportimin e fakteve dhe jo per marrjen e rolit te gjyqtarit dhe jurise. Per ta mbyllur, ndersa Shqiperia hedh hapin drejt vitit 2011, le te shpresojme qe viti i ri, ne te vertete dekada e re, te karakterizohet nga nje angazhim si i qeverise ashtu edhe i medias dhe gjithe shoqerise civile, per adoptimin e nje qendrimi qe shpreh zero tolerance ndaj korrupsionit. Sigurisht qe do te ishte zhgenjyese nese progresi i madh i bere nga Shqiperia, i shprehur ne reformat sociale, politike dhe ekonomike, do te demtohej nga paaftesia per te trajtuar shkaqet qe ndodhen ne themel te korrupsionit, duke vonuar keshtu momentin kur Shqiperia te permbushe te gjitha aspiratat e saj, per integrim ne BE dhe nderkombetar.
*Fjala e ambasadorit te OSBE ne tryezen e rrumbullaket "Roli i medias ne luften kunder korrupsionit"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›