Projekt për fëmijët e rrugës
Zbatimi i projektit "Një përqasje ndërsektoriale në ndihmë të fëmijëve" i ndërmarrë nga Drejtoria e Përkrahjes Sociale pranë Bashkisë Korçë, përfshin 80 fëmijë e adoleshentë në nevojë. Kontigjenti i këtyre fëmijëve, deri para se të fillonte programi i mësipërm, kishte braktisur shkollën dhe përpiqej të siguronte jetesën e tyre por edhe për familjen duke lypur, vjedhur apo edhe në forma të tjera. Alketa Zallëmi, këshil-ltare për çështjet sociale në Bashkinë e Korçës pohoi se ky projekt ka për qëllim t'i mbrojë këta fëmijë, për të mos rënë pre e trafikimit dhe bindja për t'ju kthyer bankave të shkollës. Në shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje mes zyrës së ndihmës ekonomike, Drejtorisë së Arsimit dhe të Punësimit për të vazhduar punën në bashkëpunim. j.gj