E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për mbrojtjen e liqenit

 

SHKODER – Projekt 15.9 milionë eurosh për mbrojtjen e liqenit të Shkodrës. Realizimi i tij do të bëhet i mundur falë financimit të 4 donatorëve që janë KFË, SECA, ADA dhe qeveria shqiptare. Dje u prezantuan detaje të këtij projekti, të cilët kanë të bëjnë me përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza si dhe ndërtimin e disa komponentëve të tjerë, siç janë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza e të bardha, ndërtimin e kolektorëve, rehabilitimin e stacionit ekzistues të këtyre pompave, etj. Përfaqësues të firmës zvicerane STUCKY, e cila është edhe firma lider si dhe të 4 firmave nënkontraktore: 2 gjermane dhe 2 shqiptare bënë para të pranishmëve një pasqyrë të gjendjes reale të rrjetit të ujërave të zeza në qytetin e Shkodrës. Stacioni ekzistues i pompave është ndërtuar që në vitin 1972 dhe nga 5 pompa vetëm njëra është në gjendje pune. Kjo bën që një pjesë e mirë e ujërave të zeza të derdhen në liqen. Për një periudhë 3 vjeçare (2009-2012) do të ndërhyhet në rehabilitimin e stacionit të pompave të ujërave të zeza, ndërtimin e një kolektori në fshatin Dobraç, 1 impiant për Shkodrën dhe një për Shirokë-Zogaj. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›