E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për rehabilitimin e ullishtave shekullore

09/01/2009  Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë ka ngritur grupin e punës për hartimin e dokumentit si dhe fazat e zbatimit të programit për mbjelljen e 20 milionë ullinjve në të gjithë vendin. Sipas burimeve zyrtare të këtij dikasteri, ky program do të zbatohet brenda një periudhe 4-vjeçare. Rehabilitimi i ullishtave ekzistuese shekullore është një nga drejtimet kryesore të programit të ri të Qeverisë për zhvillimin e ullirit. Këto ullishte janë në një nivel degradimi ekstrem dhe aspak produktiv. “Ky kontingjent ullinjsh, zë rreth 10 mijë hektarë tokë, sipërfaqe e cila do të jetë objekt i rehabilitimit në programin e ri për zhvillimin e ullishtave, në të cilat parashikohet të mbillen rreth 3-4 milion fidanë të reja ullishte”, - thanë ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë. Këto ullishta shekullore shtrihen në tokat më produktive dhe cilësore, kryesisht në rajonit jugor dhe jugperëndimor të vendit. Ato zënë sipërfaqet më të mëdha të tokave në Shqipëri, me një numër minimal bimësh për sipërfaqe nga 15-30 deri 70 rrënjë ullinj nga 200- 300 bimë që duhet të ketë në një hektarë tokë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›