E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për turizmin në ekonomi

21/04/2011  “Llogaria satelitore”

Statistikat për industrinë e turizmit dhe sidomos kontributi i këtij sektori në ekonominë e vendit janë tepër të cunguara. Për të kontribuar në pasurimin e këtyre statistikave dhe për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e këtij sektori “Llogaria Satelitore e Turizmit”, një projekt i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe SNV po zbatohet me mbështetjen e disa institucioneve, si Agjencia Shqiptare e Turizmit. I testuar fillimisht në Korçë projekti aplikohet në tre rajonet kyçe të turizmit në Shqipëri, Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Roli i ATA-s ishte koordinimi i vëzhgimit të 30 hoteleve duke mbledhur të dhëna nga 10 hotele për çdo rajon nga tetor 2010 deri në janar 2011. Të dhënat u grumbulluan dhe bizneset kontribuese në projekt u trajnuan për t’i akumuluar ato. Ata do të kenë mundësinë që ta përdorin për qëllime statistikore këtë sistem dhe të vëzhgojnë ecurinë e biznesit të tyre qoftë në kohë qoftë kundrejt 30 hoteleve të tjera. Rezultatet do të paraqiten javën e ardhshme në një aktivitet të posaçëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›