Projektbuxheti 2012, nis diskutimi nen për nen në të gjitha komisionet kuvendore
Nis sot në të gjitha komisionet kuvendore diskutimi nen për nen i projektbuxhetit 2012, pasi u miratua në parim në seancën e kaluar plenare. Projektbuxheti i vitit 2012, me një total prej 390 miliardë lekësh të programuara për t’u shpenzuar, ka marrë miratimin e qeverisë dhe është diskutuar në parim në komisionet kuvendore, ku nuk kanë munguar debatet e ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit e ka kundërshtuar projektin e ri të buxhetit. Buxheti i vitit që vjen do të mbështesë rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke mos rritur deficitin buxhetor dhe borxhin në tërësi. Nga totali prej 394 miliardë lekësh, 353 miliardë lekë do të merren nga të ardhurat tatimore dhe të tjera, ndërsa 41 miliardë lekë do të financohen me borxh të ri, ose siç njihet ndryshe, deficiti buxhetor.