“Projektet e Kryeministrit Berisha për autostradat e Shqipërisë, si të Ajzenhauerit, që lidhën çdo cep të SHBA-ve”
Kongresmeni amerikan Eliot Engel e konsideron të jashtëzakonshme ndërtimin e autostradës gjigante, Durrës-Kukës
“Mbaj mend nga fëmijëria ime në Nju Jork, gjatë kohës së Presidentit Eisenhouer, ai vendosi të ndërtonte një sistem kombëtar autostradash, me rrugë që do të lidhnin çdo cep të Shteteve të Bashkuara. Ky projekt më kujton pikërisht këtë. Kjo është me të vërtetë një rrugë që do e çojë Shqipërinë drejt se ardhmes. Kur shoh këta njerëz që gërmojnë në këtë tunel, gjithë këtë logjistikë. Është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ndihem i privilegjuar dhe me fat që jam këtu”.
TIRANE - Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka vizituar dje rrugën Durrës-Kukës dhe ka deklaruar se e gjithë kjo është e jashtëzakonshme. Engel u shpreh i mahnitur nga puna voluminoze dhe projekti madhor që qeveria shqiptare ka marrë përsipër të përmbyllë përfundimisht pas pak ditësh. Kongresmeni amerikan u shpreh se ky projekt është i mrekullueshëm dhe tregon qartë për një vizion të jashtëzakonshëm, aq sa siç theksoi ai, “kur kryeministri Berisha po më informonte gjatë takimit, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do të ishte”.
“Udhëtuam me helikopter mbi gjithë projektin që shtrihet nëpërmjet maleve. Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t’i imagjinonim dot. Pamë gjithçka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Mendoj se ky projekt është i mrekullueshëm dhe tregon për një vizion të jashtëzakonshëm. Kur Kryeministri po më tregonte për këtë dje, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do të ishte. Dua të uroj popullin e Shqipërisë, Kryeministrin dhe zyrtarët e qeverisë sepse mendoj se ky projekt është shumë i mirë dhe do t’i sjellë Shqipërisë një të ardhme, me të vërtetë”, u shpreh Kongresmeni Engel.
Ai vuri në dukje se nga kjo rrugë nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni në tërësi.
“Do e bëjë Shqipërinë një qendër progresi në rajon. E dimë që rruga do të shkojë deri në kufirin me Kosovën dhe mendoj se do të ketë një vazhdimësi të saj përtej këtij kufiri. Jam i befasuar, sepse kur mendon se sa shumë punë duhet për të bërë diçka si ky projekt të mundur, punëtorët, materialet logjistika e përdorur, tregon se kjo është një sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe përfshin një vizion për të ardhmen”, tha Engel.
Eliot Engel, një projekt të tillë e kujton nga fëmijëria e tij, gjatë presidencës së Eisenhouer, në ndërtimin e autostradave që do të lidhin çdo cep të Amerikës.
“Mbaj mend nga fëmijëria ime në Nju Jork, gjatë kohës së Presidentit Eisenhouer, ai vendosi të ndërtonte një sistem kombëtar autostradash, me rrugë që do të lidhnin çdo cep të Shteteve të Bashkuara. Ky projekt më kujton pikërisht këtë. Kjo është me të vërtetë një rrugë që do e çojë Shqipërinë drejt se ardhmes. Kur shoh këta njerëz që gërmojnë në këtë tunel, gjithë këtë logjistikë. Është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ndihem i privilegjuar dhe me fat që jam këtu”, u shpreh më tej, Kongresmeni amerikan Eliot Engel.