E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektet e punësimit, Ministria mbledh donatorët

 

Ministria e Punës mbledh donatorët për të shmangur përplasjet mes projekteve që do vihen në zbatim. Kështu në  takimin e djeshëm merrnin pjesë përfaqësuesit e tyre, të cilët kanë mbështetur dhe  me asistencë teknike dhe buxhete vendin tonë, nëpërmjet programeve specifike, të tilla si përfaqësia e KE, BE, OKB, UNICEF, UNFPA, British Consil, Austria Corporation.  “Është e rëndësishme që mbështetja e donatorëve të jetë e koordinuar dhe të mos ketë përplasje apo mbivendosje projektesh”, u shpreh zëvendësministri Kastriot Sulka. Nga përfaqësuesit e ministrisë u prezantua iniciativa për hartimin e një ligji integral për paaftësinë dhe u kërkua nga donatorët që ata ta mbështesin këtë iniciativë me asistencë teknike. Po ashtu, u vlerësua se shtrirja e shërbimit të kujdestarisë në të gjithë vendin, një shërbim i ri alternativ ky që mbështet fëmijët në vështirësi dhe nevojë dhe që aktualisht po pilotohen në qarkun e Tiranës dhe Shkodrës. Për të garantuar vijimësinë e tij u është kërkuar mbështetje  donatorëve për realizimin e fazës së dytë të projektit të nisur gjatë 2008. Duke u ndalur në fushën e politikave të punësimit, zv/ministri Sulka theksoi se tashmë është arritur përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet realizmit të informatizimit të plotë tyre si dhe rritjes së profesionalizmit të punonjësve. Sulka i njoftoi donatorët se ministria për herë të parë po realizon një proces vlerësimi të programeve të nxitjes së punësimit të zbatuara prej saj, për të përcaktuar efektivitetin e tyre dhe për të bërë ndërhyrjet e nevojshme për ta përmirësuar atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›