E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, identifikim kafshëve bujqësore

Për të përmbushur disa nga kushtet e Bashkimit Evropian në kuadër të anëtarësimit, qeveria shqiptare është e detyruar të identifikojë të gjitha kafshët që përdoren në sektorin e bujqësisë. Në këtë mënyrë, Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektvendimin "Për sistemin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale", duke akorduar një fond prej 100 milionë lekë për të bërë të mundur realizimin e projektit. Aktualisht janë matrikuluar (regjistruar) 185 mijë kafshë nga 250 mijë të parashikuara. Regjistrimi tyre do të bëhet nga specialistë të shërbimit veterinar, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore, aq shumë e kërkuar nga BE si mundësi për të rritur eksportet drejt vendeve anëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›