E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre tenderë me postë elektronike

Agjencia e Prokurimit Publik publikoi tre tenderët e parë që do të zhvillohen tërësisht në rrugë elektronike. Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit përdorën sistemin e prokurimit elektronik për të dorëzuar dokumentet e tenderëve. E njëjta procedurë u ndoq dhe nga Njësia e Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme për dorëzimin e dokumenteve tenderit të parë të këtij institucioni të sapokrijuar. Ky sistem prokurimi është në funksionim të plotë që nga dhjetori i vitit 2007, pas testimit të tij me sukses në tenderin prej 220 milionë euro të KESH-it për blerjen e energjisë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›