SHNSH: Do të ndërtojmë 300 banesa
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryeministrit Berisha për të ndihmuar në ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tragjedia e Gërdecit. Duke shprehur ngushëllimet për fatkeqësinë e ndodhur, SHNSH në mbledhjen e djeshme të Bordit Drejtues ka vendosur të riparojë në kohën më të shkurtër 300 banesa, të cilat kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të rënda, brenda një periudhe 1-2 mujore në varësi të shkallës së dëmtimit. SHNSH i bën thirrje firmave prodhuese të materialeve të ndërtimit, të ulin çmimet 5-10% për lëndë druri, hekur, çimento, tulla, tjegulla, dyer, dritare, pllaka, etj.