Prokurorët: Katër "gafat" e Alibeajt
Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka kundërshtuar Ministrinë e Drejtësisë për disa nene të p/ligjit "Për prokurorinë". Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, tha se sugjerojmë që në ligj të ketë përmirësime dhe ndryshime: Në rast shkarkimi nga detyra të një prokurori, atij t‘i njihet e drejta, që nëse gjykata konstaton se shkarkimi është i pabazuar në ligj, prokurori të përfitojë pagën për periudhën që ka qenë pa punë dhe të kthehet në detyrën që ka pasur. "Kjo është një e drejtë e pamohueshme kushtetuese që duhet t‘u garantohet prokurorëve", tha Hajdari. Në rekomandimin e dytë ai i kërkon ministrisë që numri i anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë të jetë më i madh se sa parashikohet në projektligj, por Këshilli të ruajë statusin e tij si organ këshillimor dhe sugjerues i Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas kreut të Prokurorisë së Apelit, dikur një nga hetuesit e dosjes "Hajdari", raportimi në Parlament i Ministrit të Drejtësisë për punën e Prokurorisë, për mendimin tonë është i panevojshëm, pasi do të politizonte punën e Prokurorisë dhe nuk do të përmirësonte realisht punën e saj. "Në lidhje me nenin e shmangies së konfliktit të interesit, jemi dakord me përmbajtjen e tij. Por mendojmë se në rastin kur Prokurori i Përgjithshëm është në konflikt interesi, atëherë ai duhet të deklarojë me shkrim gjendjen e tij dhe kjo duhet të mjaftojë", tha Hajdari, duke saktësuar se këto janë disa nga vërejtjet dhe sugjerimet tona, pasi të plota, në formën e duhur ligjore dhe shoqëruar edhe me argumente përkatëse do t‘i paraqiten komisionit të ngritur për këtë qëllim, brenda një afati kohor të shkurtër.
Kërkesat tona u shpërfillën
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve tha se mbi 80 për qind e prokurorëve kanë dhënë një ndihmë të tërthortë në lidhje me ndryshimet e pritshme në ligjin "për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë". "Kjo ka ndodhur për shkakun se me gjithë kërkesat e përsëritura, ne si grup i interesit të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, nuk u bëmë pjesë e komisionit të ngritur për këtë qëllim dhe nuk na u krijua mundësia që kontributet tona për këtë projektligj t‘i argumentonim dhe t‘i mbronim në prani të komisionit të ngritur", theksoi Hajdari. Më tej ai sqaroi se pavarësisht nga kjo, falë prononcimeve dhe këmbënguljes tonë, në muajin shtator jemi njohur me draftin e parë të projektligjit të paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme nga Ministria e Drejtësisë. "Pasi e kemi studiuar këtë projektligj, vërejtjet dhe sugjerimet tona në rrugë zyrtare ia kemi paraqitur Ministrisë së Drejtësisë, komisionit të ngritur për këtë qëllim, pjesëmarrësve në komision, misioneve "Opdat" dhe "Euralius" dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Vërejtjet dhe sugjerimet tona kanë synuar që organi i prokurorisë të organizohet dhe të funksionojë në bazë të Rekomandimeve të Këshillit të Evropës të vitit 2000 "Për Prokurorinë". Para disa ditësh jemi njohur me projektin e dytë të hartuar nga komisioni dhe konstatojmë se një pjesë e vërejtjeve dhe sugjerimeve tona janë përfshirë në këtë projektligj", theksoi kreu i shoqatës së punonjësve të akuzës shqiptare.
Pavarësi ekzekutive
Shkëlqim Hajdari pohoi dje se ligji "Për Prokurorinë" duhet t‘u garantojë prokurorëve pavarësi nga organet ekzekutive dhe nga ndikimet politike në ushtrimin e funksioneve të tyre kushtetuese. "Përfshirja në këtë projektligj e neneve që do të rregullonin më mirë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë midis shkallëve të saj dhe midis trupës së prokurorëve dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, është një tjetër kërkesë e akuzës". Prokurori theksoi gjithashtu se duhet përmirësimi i këtij projektligji, për të arritur që duke u bazuar në kritere profesionale të identifikohen prokurorët e aftë dhe të përkushtuar. Kjo, me qëllim mbështetjen dhe ngritjen e tyre në karrierë nga njëra anë dhe identifikimin e nxjerrjen jashtë sistemit të prokurorëve të paaftë apo të korruptuar. "Shoqata Kombëtare e Prokurorëve, ashtu siç ka kërkuar me forcë që prokurorët të jenë të mbrojtur në ushtrimin e funksioneve të tyre nga trysnia apo ndërhyrja e ekzekutivit, mirëkupton dhe ndan të njëjtin shqetësim me opinionin publik dhe me politikën shqiptare, e cila me të drejtë kërkon që ky organ të pastrohet nga prokurorët e korruptuar që mund të jenë brenda radhëve tona. Ne mendojmë se ligji aktual dhe përmirësimet e pritshme të tij do të ndikojnë në këto dy aspekte shumë të rëndësishme të punës tonë për të pasur një prokurori të pavarur nga çdo lloj ndikimi nga njëra anë dhe prokurorë të përkushtuar, profesionistë dhe objektivë në ushtrimin e funksioneve të tyre nga ana tjetër", përfundoi analizën e tij Shkëlqim Hajdari.