E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutohet 40-vjeçari Neziri

Një vrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ilir Neziri është vrarë pranë kryqëzimit të fabrikës së qelqit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë, të cilat menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes. Sipas tyre, Neziri nuk ka mundur dot t‘i shpëtojë fundit fatal, për shkak të plagëve të marra. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka tronditur banorët e zonës së Kombinatit, por aktualisht është ngritur grupi i hetimit për të identifikuar autorët. Dyshimet e para janë se vrasja mund të jetë kryer nga dy persona që kanë qenë me motor, megjithatë policia është duke hetuar të gjitha rrethanat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›