E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët e rretheve, formim të dobët profesional

çeku

Kryetari i KLSH-së gjatë raportimit në Kuvend tha se ka një marrëveshje të veçantë me Prokurorinë e Përgjithshme, të cilën e kanë zbatuar me shumë korrektesë. “Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet të jenë si një lloj fizarmonike, në qoftë se diçka pengohet, për këtë punë duhet një arbitër i paanshëm. Por është fakt që prokurorët, sidomos ata të rretheve, kanë një nivel shumë të dobët profesional: kuptojnë pak ose aspak nga problemet e ekonomisë. çështje apo shkelje shumë të qarta mbulohen, ose shtyhen nga prokuroritë e rretheve. çfarë duhet bërë? Duhet të gjenden njerëz që dinë, sepse njerëzit e paditur mbeten gjithnjë të tillë. Nuk mund të ngresh një institucion të paditur”, tha çeku.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›