E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferët e Krimeve të Rënda veç pagave, pa shtesa e vështirësi

05/05/2005  Por duket se më në hall janë shoferët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilëve veç pagës që nuk e kanë marrë prej një muaji, nuk u janë dhënë as shtesat e vështirësitë që u janë akorduar me ligj. Të kontaktuar nga gazeta, ata kanë pohuar se prej korrikut nuk kanë marrë tetë përqindëshin e rritjes së pagës me vendim të qeverisë. Gjithashtu, shoferët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë pohuar se nuk u është dhënë dyzetë përqindëshi i vështirësisë, që është vendosur nga vetë Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, me urdhër të brendshëm. Sipas tyre, ky urdhër është lëshuar për pagimin e tyre me 40 për qind vështirësi, që në krijimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata pohojnë se nuk kanë marrë asnjë lek nga këto shtesa të pagave të akorduara me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›