E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurori spanjoll: Po punojmë për akuzën europiane

Deklarata Touron: Problem ndërkombëtar terrorizmi dhe falsifikimi i euros

Kryeprokurori spanjoll, Cándido Conde-Pompido Tourón, tha dje se po punohet për krijimin e një prokurorie europiane, ku do të bëjmë pjesë të gjitha vendet anëtare. Ndërsa Shqipëria do të jetë palë e tretë, e cila duhet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me strukturën e re. Gjatë presidencës spanjolle të Bashkimit Europian synohet të ngrihet struktura e cila ka si detyrë të ruhet nga metodat speciale të krimit të organizuar, i cili është sofistikuar së fundi. Por prokurori spanjoll tha se kjo prokurori i ka të gjitha kushtet për të parandaluar ngjarje të pakëndshme edhe përtej anëtarëve të Bashkimit Europian. Dy nga problemet ndërkombëtare, sipas Candido Touron, janë terrorizmi dhe falsifikimi i monedhës euro. Ai tha se Europa duhet të jetë e bashkuar dhe të parandalojnë ngjarje të tilla, siç ka bërë më parë edhe SHBA-ja. Më tej kryeprokurori spanjoll tha se duhet të thjeshtohen marrja e informacioneve nga shtetet europiane në një dosje penale.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›