Prokuroria: Gjetëm gëzhojën dhe gjurmët e gishtave
23/02/2010 Për vrasjen në Kamzë akuza thotë se shoku qëlloi nga afër Bardhoshin
Sipas ekspertizës, plumbi hyri në qafë dhe ka dalë nga goja. Në kërkim autori
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur plotësisht skemën e ekzekutimit të 32-vjeçarit Ahmet Bardhoshi, i cili katër ditë më parë u ekzekutua me dy plumba në qytezën e Kamzës. Konkluzionet e para tregojnë se viktima nuk është vrarë nga efektivat e policisë, por ai është qëlluar me dy plumba pas shpine nga shoku i tij, që ndodhej në makinë. Këtë gjë e fakton më së miri gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes, të cilat nga verifikimet nuk korrespondojnë me plumbat që kanë pistoletat e efektivave të policisë. Sipas organit të akuzës kryeqytetase, njëri prej plumbave ka hyrë në qafën e viktimës dhe i ka dalë në pjesën e gojës, çka tregon se ekzekutimi mund të jetë bërë nga afër. Ndërsa për sa i përket gëzhojave të policisë, mësohet se ato janë gjendur rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes. Aktualisht hetuesit kanë administruar në dosje disa gjurmë të autorit të dyshuar, të cilat mësohet se janë fiksuar në dorezën e makinës, timon dhe në xhamin e derës. Nëpërmjet tyre është arritur të bëhet identifikimi i emrit, por për arsye hetimore burimet nuk pranuan ta bënin publik atë. Për arrestimin e tij janë vënë në ndjekje dhjetëra oficerë të policisë, të cilët tashmë po kryejnë kontrolle në banesat e të afërmve apo vende të tjera ku mendohet se autori është fshehur. Burimet shtuan se dy ditë më parë policia kreu rrethimin e personit të dyshuar, por pas ndërhyrjes në banesë u vu re se ai ishte larguar, duke i shpëtuar prangosjes. Vrasja e Ahmet Bardhoshit ndodhi rreth orës 00:30 të ditës së premte në Kamzë, ku efektivët e Patrullës së Përgjithshme të komisariatit numër 5, që mbulon këtë zonë, duke patrulluar në zonën pranë shkollës “Agrobiznes”, kanë hasur mjetin tip Benz me targë TR3854G. Policët kanë bërë shenjë për të ndaluar dhe për t’ju nënshtruar një kontrolli rutinë, por personat që ndodheshin në mjet nuk kanë ndaluar. Thirrjes “Ndal Policia” ata i janë përgjigjur me armë, duke bërë që me të njëjtën gjë t’i përgjigjet policia. Kur kjo e fundit është afruar në makinë ka vënë re se në të ndodhej i vdekur një prej grabitësve. Fillimisht u mendua se ekzekutimi i tij ishte kryer nga të shtënat e efektivave të policisë, por këta të fundit janë shprehur se kanë qëlluar në ajër dhe jo në drejtim të makinës që po ndiqnin. Aktualisht tre policët janë pezulluar nga detyra, deri në përfundim të një përcaktimi për rolin që ata kanë luajtur në këtë ngjarje.