E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta Dade hedh poshtë deklaratat e Berishës

Strasburg

Delegacioni i Partisë Socialiste i ndodhur në Strasburg në prag të diskutimit të draft-rezolutës për Shqipërinë ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit socialist në Asamblenë Parlamentare, ku është mbështetur draft-rezoluta e Komisionit të Monitorimit. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, e cila kryeson përfaqësinë e opozitës, Arta Dade, është shprehur pro kësaj rezolute, duke deklaruar qëndrimin e Partisë Socialiste se kjo parti është gati për dialog dhe se mazhoranca të bëjë gati komisionin për hetimin e zgjedhjeve. Ndër të tjera, në komunikimet e saj me mediat, Dade hodhi poshtë edhe deklaratat e Kryeministrit, sipas të cilave në mbledhjen e grupit socialist, laburistët britanikë kanë kritikuar vijën zyrtare të PS-së, duke kërkuar edhe rikthimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. “Ne kemi deklaruar atë që ka thënë edhe kreu i PS-së, se grupi socialist nuk do t’i humbasë mandatet”, u shpreh Dade. Kryesuesja e delegacionit të PS-së, Arta Dade, ka deklaruar se Shqipëria ka rifituar kredencialet e saj të plota pas premtimit të Kryetares Topalli për të ndryshuar përbërjen e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›