Viti 2008, Berisha 576 orë larg Shqipërisë
Për 24 ditë dhe 576 orë gjatë vitit 2008, Kryeministri Berisha ka bërë "xhiron e botës", duke zhvilluar takimet diplomatike në Bruksel, Bukuresht, Budapest, Londër dhe Pekin. Protokolli zyrtar i Kryeministrisë i ka rezervuar këtë vit shefit të qeverisë shqiptare 10 vizita jashtë Shqipërisë. Katër prej vizitave kanë qenë në Bruksel, ndërsa të tjerat në Kinë, Japoni, Rumani, Hungari, Zvicër e Angli. Vlen të theksohet se thelbi kryesor i vizitave të shefit të qeverisë jashtë vendit kanë pasur në qendër të vëmendjes vetëm një çështje, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Katër vizita në Bruksel, dy prej të cilave kanë qenë përpara marrjes së ftesës për në NATO, kanë pasur si synim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Takimet diplomatike, që i kanë harxhuar Kryeministrit 24 ditë nga viti 2008, nuk kanë mundur t‘i kalojnë vizitat diplomatike të Kryetares së Kuvendit dhe Presidentit të Republikës. Protokolli zyrtar i Kryeministrisë i ka rezervuar Kryeministrit Sali Berisha 10 vizita jashtë Shqipërisë për vitin 2008, dy vizita më pak se sa në vitin 2007. Vlen të theksohet se Kryeministri Berisha, në krahasim me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, dhe Presidentin Bamir Topi ka kryer më pak vizita jashtë vendit për vitin 2008.
Axhenda
Tre muajt e parë të vitit 2008 kanë qenë muajt më të suksesshëm të qeverisë "Berisha" lidhur me vizitat diplomatike jashtë Shqipërisë. Axhenda për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ka zënë vendin thelbësor të vizitave diplomatike të shefit të qeverisë, Sali Berisha.
Turi i Kryeministrit Berisha jashtë Shqipërisë ka nisur më 23 janar 2008, ku numri një i qeverisë shqiptare ishte i pranishëm në Samitin Ekonomik të Davosit në Zvicër. Takimi i radhës pasohet nga mbledhja e ambasadorëve të NATO-s, ku Shqipëria zyrtare raportoi detyrat për 2008-ën.
Më 5 shkurt, Kryeministri niset drejt Japonisë, me të cilën rregullohen edhe marrëdhëniet diplomatike. Pas vizitës së shefit të qeverisë, hapet edhe ambasada e parë japoneze në Tiranë. Më 12 mars, Kryeministri drekon me liderët më të mëdhenj të Evropës, si Kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Kryeministrin e Greqisë, Karamanlis dhe shumë të tjerë.
Më 2-4 prill, Shqipëria futet në histori, duke marrë ftesën finale për në NATO në Samitin e Bukureshtit. Më 10 prill, numri një i qeverisë shqiptare jep një intervistë të "nxehtë" në emisionin "Hardtalk" në BBC. Zhvillimi i Lojërave Olimpike ka bërë që kreu i qeverisë të lërë për pesë ditë Shqipërinë. Vizita e radhës së Kryeministrit është më 13-15 tetor, ku Samiti i Partive Popullore, në të cilin merrnin pjesë të gjithë liderët e botës ka detyruar Kryeministrin të udhëtojë drejt Brukselit për herë të tretë brenda 2008-ës. Vizita e fundit e shefit të qeverisë është shënuar në datën 13-15 nëntor të këtij viti, ku ndërkohë që 10 deputetët e Kuvendit ndodheshin në grevë urie në sallën e Parlamentit, Kryeministri niset drejt Belgjikës për të qenë i pranishëm në simpoziumin "Biznesi dhe lidershipi". Gjatë kësaj vizite, shefi i qeverisë është takuar edhe me ish-shefin e OKB-së, Sergjan Kerim.
Krahasimi
Në vitin 2006, shefi i qeverisë, Sali Berisha, zhvilloi zyrtarisht tri vizita diplomatike dhe të gjitha këto ishin shënuar në muajin shtator. Në 2007-ën, Kryeministri kreu gjithsej 12 vizita diplomatike jashtë Shqipërisë, ndërsa në 2008-ën e kaloi vetëm 10 herë kufirin shqiptar. E veçanta e vitit 2006 ishte fakti që Kryeministri të tri vizitat diplomatike i zhvilloi brenda një muaji. Ndërsa në 2007-ën, ardhja e Presidentit të SHBA-së në Tiranë shënoi edhe kulmin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe faktorit ndërkombëtar. Në 2008-ën, futja e Shqipërisë në NATO në Samitin e Bukureshtit ishte edhe pika më e fortë e kreut të qeverisë, ku përveç Maqedonisë, Shqipëria dhe Kroacia fituan të drejtën për të qenë anëtare të strukturës euroatlantike.
Një vit më parë, kreu i shtetit zhvilloi takime diplomatike në SHBA, Itali dhe vende të tjera të Evropës. Prioriteti për 2007-ën për Kryeministrin Berisha ishte Nju Jorku, Londra, Otava, Kajro, Sofje etj. Axhenda e takimeve një vit më parë ka qenë e fokusuar në nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe shteteve të botës, pavarësinë e Kosovës dhe reformat e qeverisë në kuadër të anëtarësimit në NATO.
Axhenda e udhëtimeve të Kryeministrit në 2008-ën
23-27 janar
Zvicër
Forumi Ekonomik i Davos-it
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në Forumin Ekonomik botëror, që u zhvillua në Davos të Zvicrës nga data 23-27 janar. Ky është edhe samiti më i rëndësishëm botëror vjetor për ekonominë. Gjatë Forumit Ekonomik botëror të Davosit, Kryeministri Berisha u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Shefi i qeverisë paraqiti në panelet e tij zhvillimet, potencialet dhe reformat e ndërmarra në Shqipëri, si edhe sukseset e tyre. Në këtë samit morën pjesë presidentë, kryeministra, ministra të Jashtëm nga mbarë bota, drejtorë dhe administratorë të institucioneve më të mëdha financiare dhe të korporatave të mëdha.
29-31 janar
Belgjikë
Qeveria merr nga Brukseli detyrat për NATO-n
Kryeministri nga data 29-31 janar ka raportuar përpara ambasadorëve të vendeve të NATO-s. Pas takimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të BE-së, Javier Solana, Berisha mbajti një fjalim para ambasadorëve, duke bërë një panoramë të situatës në Shqipëri. Ai u shpreh gjithashtu për një klimë të re bashkëpunimi mes forcave politike, në dobi të progresit të vendit dhe integrimit në NATO. Ambasadorët e NATO-s bënë thirrje për një ecuri konstante të hapave në drejtim të reformës elektorale dhe reformës në drejtësi. Ndërkombëtarët kërkuan që reformat të jenë të pakthyeshme dhe mbi baza të qëndrueshme.
5-8 shkurt
Japonia
Fakuda jep 12 miliardë jen për kanalizimet
Takimi i 5-8 shkurtit në Japoni solli edhe hapjen e ambasadës japoneze në Tiranë. Kryeministri i Japonisë, Fukuda, i kërkoi Kryeministrit Berisha hapjen e ambasadës japoneze në Shqipëri. Sipas qeverisë japoneze, hapja e ambasadës do të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e investimeve dhe tërheqjen e kompanive japoneze për të investuar në Shqipëri. Kryeministri Fukuda i bëri të ditur Kryeministrit Berisha, se qeveria japoneze do të japë një kredi të butë prej 12 miliardë jenësh për projektin e sistemit të kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të zeza në Tiranë, si dhe do të shqyrtojë mbështetjen e projekteve të tjera në energjetikë, arsim, në fushë e minierave dhe të mjedisit.
3-5 mars
Hungari
Berisha në Budapest, takime për NATO-n dhe rajonin
Kryeministri Sali Berisha është nisur më 3 mars për një vizitë zyrtare drejt Budapestit, në Hungari me ftesë të Kryeministrit Ferenc Gyurcsany. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri zhvilloi takime me personalitete të larta hungareze. Në takimin dypalësh Gyurcsany-Berisha, bisedimet u fokusuan te marrëdhëniet dypalëshe, aspiratat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe zhvillimet në rajon. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, u nënshkrua edhe marrëveshja për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës 2008-2010. Kryeministri Berisha takoi gjithashtu edhe kryetarin e Parlamentit, Katalin Szili.
12-13 mars
Belgjikë
Berisha drekon me Merkel, Baroson dhe Karamanlis
Kryeministri drekon në Bruksel me Barroson, Merkel e Karamanlis dhe kërkoi gjithashtu ndihmë në PPE për anëtarësimin në NATO.
Kryeministri Berisha në javën e dytë të janarit mori pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të partive të qendrës së djathtë të vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të Partive Popullore Evropiane. Gjatë vizitës së tij, Berisha është takuar me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Në këtë Samit morën pjesë kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Kryeministri francez, Francois Fillon, Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, Kryeministri kroat, Sanader, dhe kryetarë të tjerë shtetesh.
2-4 prill
Rumani
Samiti i NATO-s në Bukuresht
2-4 prill është dita më e suksesshme e qeverisë "Berisha" në marrëdhëniet diplomatike. Hyrja e Shqipërisë në NATO në Samitin e Bukureshtit shënoi edhe hapin final të Shqipërisë në suksesin e reformave në sektorin ushtarak e politik. Në fillim të prillit, vendi dhe kombi u rreshtuan në një aleancë politike ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet e mëdha të botës së lirë. Në prill 2008, Shqipëria hyri në të ardhmen e saj të sigurt. Pavarësisht "Gërdecit", Shqipëria arriti të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit, duke u rreshtuar përkrah Kroacisë dhe duke lënë mbrapa Maqedoninë. Në Bukuresht merrnin pjesë edhe përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës.
10 prill
Londër
Berisha, intervistë në "Hardtalk" në BBC
Kryeministri Berisha u intervistua nga gazetarja e njohur e BBC, Sarah Montagnean, me ftesë speciale të kanalit BBC për emisionin e mirënjohur "Hardtalk", duke qenë kështu personaliteti i vetëm i lartë politik shqiptar, i cili intervistohet në këtë emision politik në tërë historinë e tij. Kjo intervistë, prej rreth 25 minutash, e cila u transmetua në valët e "BBC World" dhe "BBC News 24", për 5 edicione, u përqendrua në tema të rëndësishme për politikën e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë, në sfidat e arritjet e qeverisë shqiptare, si dhe në situatën rajonale e në marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO.
7-11 gusht
Kinë
Berisha: Pse ngrita dy gishtat
Kryeministri Berisha përshëndet me dy gishta në Kinën komuniste. Pas ardhjes së përfundimit të turit të tij 5-ditor, shefi i qeverisë sqaroi arsyen pse e ka përshëndetur ekipin shqiptar me dy gishtat në momentin që ka dalë i 105 në parakalimin e hapjes së ceremonisë së Lojërave Olimpike. Gjesti i Berishës është komentuar jo pak në mediat shqiptare, nisur më shumë nga fakti se ky veprim është bërë në një shtet komunist si Kina. "Shenja e dy gishtave të ngritur lart është simboli i fitores, pasi unë nuk mund të mos u uroja fitoren sportistëve tanë në këtë eveniment kaq të rëndësishëm", tha Berisha. Gjatë vizitës së tij në Kinë, çudia e radhës lidhet me deklaratën e Kryeministrit se "Kina ndihmoi rindërtimin e Shqipërisë në kohën e Enver Hoxhës".
13-15 tetor
Belgjikë
Kryeministri, ditëlindje në Bruksel
Kryeministri Berisha festoi 64-vjetorin e lindjes në Bruksel. Edhe në ditën e ditëlindjes, kreu i qeverisë nuk ka lënë pas dore punët dhe vizitat e tij me personalitete të ndryshme të politikës evropiane. Berisha ndodhej për një vizitë në Bruksel, për t‘u kthyer gjatë orëve të vona të mbrëmjes së ditëlindjes së tij. Festimin e 64-vjetorit, Kryeministri e festoi me familjen e tij në një darkë të thjeshtë familjare orët e vona të mbrëmjes së 15 tetorit. Shefi i qeverisë u ndodh në Bruksel ku mori pjesë edhe në Samitin e Partive Popullore Evropiane. Në këtë samit morën pjesë personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë institucionesh të Bashkimit Evropian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të BE-së.
13-15 nëntor
Belgjikë
Kryeministri, në simpoziumin "Biznesi dhe lidershipi"
Kryeministri "lë pas dore" grevën e urisë së 10 deputetëve
Berisha në Bruksel në simpoziumin "Binzesi dhe lidershipi"
Kryeministria Berisha "injoron" grevën e urisë së 10 deputetëve të Parlamentit, duke vazhduar turin e tij të vizitave jashtë Shqipërisë. Shefi i qeverisë u nis më 13 nëntor në Bruksel, për të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar, ku u shqyrtuan shkaqet e krizës financiare globale dhe gjetja e zgjidhjeve për të parandalur këtë krizë. Ky simpozium organizohet çdo vit, me pjesëmarrjen e politikanëve të rëndësishëm, përfaqësuesve të biznesit nga e gjithë bota, akademikë dhe figura të tjera të shquara, të cilët mblidhen për të shkëmbyer eksperiencën mbi sfidat aktuale të tregjeve globale. Gjatë kësaj vizite, shefi i qeverisë takoi ish-shefin e asamblesë së OKB-së, Sergjan Kerim, të cilit i premtoi zgjedhje të lira në 2009-ën.