E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Të gjitha provat kundër Bashës

Prokuroria e Përgjithshme, në pritje të vendimit të Apelit, për t’i dhënë fund strategjisë së Bashës për të penguar hetimet

“Kemi në dosje të gjitha provat që implikojnë ministrin Basha në projektin e rrugës Durrës-Kukës”

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha po tenton të shmangë përballjen me Gjykatën e Lartë, nëpërmjet një debati forme, por jo përmbajtjeje. Gjatë ditëve të fundit, vetë Basha dhe avokati i tij janë rrekur ta etiketojnë si të paligjshëm statusin e të pandehurit për skandalin e rrugës Durrës-Kukës, pa hedhur poshtë provat që prokurori i çështjes, Arben Kraja, ka mbledhur kundër tij. Në të vërtetë, zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë me dije se kanë në dosje të gjitha provat që vërtetojnë shkeljet e ministrit Lulzim Basha, në kohën që ai drejtonte Ministrinë e Transporteve në projektin e rrugës Durrës-Kukës. Sipas organit qendror të akuzës, të gjitha këto prova që vërtetojnë abuzimet e ministrit Basha janë mbledhur para datës 6 nëntor, datë e përcaktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë si fundi i hetimeve për skandalin 320 milionë euro të rrugës Durrës-Kukës.

Vendimi i shumëdiskutuar i Gjykatës së Shkallës së Parë, të cilit i referohet mbrojtja e ministrit Basha për të hedhur poshtë 3 akuzat e prokurorisë tashmë po shqyrtohet në Gjykatën e Apelit. Prokuroria e Përgjithshme është në pritje të Apelit, për të paraqitur provat e saj kundër Lulzim Bashës në Gjykatën e Lartë.Pas vendimit të marrë nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për pushimin e hetimeve të dosjes “Durrës-Kukës”, prokuroria duket se e ka të qartë se nuk mund të përdorë hetimet që ka kryer pas datës 6 nëntor. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur dje për agjencinë e lajmeve NOA se: “jemi në pritje të shfuqizimit të vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në mënyrë të tillë që prokuroria të provojë të gjitha shkeljet e Bashës, me hetimet shtesë të kryera në këtë periudhë kohore”. Megjithatë, gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka pasuruar dosjen me prova të reja, por ka bërë një analizë të saj, duke u bindur se ish-ministri i Transporteve është përgjegjës për të paktën 3 vepra penale, gjatë procedurave të rrugës Durrës-Kukës.

“Ne kemi realizuar një akt- ekspertimi të disa projekteve që ka firmosur Lulzim Basha, kur ishte ministër i Transporteve dhe dyshojmë se bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm shkaktuar shtetit”,-bëjnë me dije zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme.Vetëm një javë më parë, prokuroria apeloi vendimin e dhënë nga ana e gjykatës së Tiranës për pushimin e hetimeve e për t’i dhënë fund këtij debati publik me ministrin e akuzuar, është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme ka pohuar se vendimi i Gjykats s Tirans q shfuqizon zgjatjen e afateve t hetimeve nuk i shtrin efektet mbi Bashën, sepse ai vet nuk kishte
ankim pr zgjatjen e afateve t hetimit. Nga ana tjetër, asnj vendim me karakter penal i nj gjykate t zakonshme si sht ajo e Shkalls s Pare Tiran, nuk mund t shtrij efektet mbi ministrin Lulzim Basha, pasi ai sht deputet i Kuvendit t Shqipris dhe kompetencn pr t vendosur pr nj procedim penal lidhur me t e ka vetm Gjykata e Lartë. Lulzim Basha dhe drejtori juridik i Ministrisë së Transporteve, Andi Toma akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë, gjatë procedurave të tenderit dhe lidhjen e kontratës për rrugën Durrës-Kukës, ku sipas prokurorisë, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm kolosal prej 320 milionë eurosh.

Mbrojtja e ministrit të Jashtëm kundërshton qëndrimin e Prokurorisë

Avokati: Pushimi i hetimeve vlen edhe për Lulzim Bashën

TIRANË- Avokatët e Lulzim Bashës dhe Andi Tomës ngulmojnë se çdo hetim i kryer përtej 6 nëntorit përbën shkelje ligjore. Gjatë ditës së djeshme, dy avokatët e të akuzuarve për skandalin e rrugës Durrës-Kukës kanë komentuar qëndrimin e prokurorisë, duke i cilësuar veprime hetimore edhe komunikimet e akuzave për Bashën dhe Tomën. “Prokuroria pretendon që njoftimi i akuzës është akt procedurial dhe jo veprim hetimor dhe si i tillë mund të kryhet edhe jashtë afateve, por Kodi i Procedurës Penale parashikon qartë se hetimet përfundojnë me vendim pushimi ose vendim për dërgimin e çështjes në gjykatë. Ky vendim pushimi ose dërgimi të çështjes në gjykatë duhet të kryhet brenda afatit të hetimeve. Por që një vendim i tillë të merret, duhet që paraprakisht të jetë kryer njoftimi i akuzës së shtetasve, madje të jenë njohur ata paraprakisht. Kjo do të thotë që akti i njoftimit të akuzës duhet patjetër të kryhet brenda afatit të hetimeve”,-kanë reaguar avokatët Zef Nikaj dhe Genc Gjokutaj. Strategjia tashmë e shpallur e Bashës është të bllokojë punën e prokurorisë, për të dërguar në Gjykatën e Lartë dosjen penale për rrugën Durrës-Kukës. Avokati i tij nuk ka komentuar ligjshmërinë e akuzave të ngritura kundër ministrit Basha, por ka tentuar ta cilësojë joligjor gjithë hetimin. Nga ana e saj, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se do të respektojë vendimin e Shkallës së Parë për moszgjatjen e afateve hetimore, deri në një vendim të dytë të Apelit. Për organin qendror të akuzës, cilësimi i statusit të Bashës si i pandehur nuk ka të bëjë me hetime të kryera pas datës 6 nëntor, por vetëm me veprime proceduriale, siç edhe konsiderohet komunikimi i akuzës.

Ministri i Jashtëm firmosi zgjatjen e hetimeve deri më 6 dhjetor

Ministri firmosi zgjatjen e hetimeve të prokurorisë

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se vetëm pesë ditë pas zgjatjes së afateve hetimore, deputeti pa imunitet, Lulëzim Basha, ishte paraqitur pranë institucionit të akuzës bashkë me avokatin mbrojtës, ku kanë pranuar dhe firmosur zgjatjen e afateve hetimore. Kështu pohojnë burime nga Prokuroria e Përgjithshme, duke shtuar se Basha kishte rënë dakord për zgjatj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›