Prokuroria: Trebicka s’kërkoi mbrojtje
Prorkuroria ka deklaruar se Trebicka nuk kishte kërkuar mbrojtje si dëshmitarë dhe as kishte deklaruar ndonjëherë se ishte kërcënuar. Kjo sipas zyrës së prokurores së përgjithshme është edhe arsye se pse atij nuk iu akordua mbrojtje. Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka shpjeguar se pse nuk e kishte marrë në mbrojtje Kosta Trebickën. Kjo, pasi prokuroria nuk ia kishte kërkuar një gjë të tillë. Edhe pse dëshmitar kyç në çështjen e trafikut të paligjshëm të armëve që doli në pah pas hetimeve të para për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, Trebicka nuk kishte marrë mbrojtje. Sipas burimeve nga dikasteri i rendit një ditë më parë, mësohet se mbrojtja bëhet vetëm me kërkesë prokurorie dhe se deri më dje askush nga institucioni i akuzës nuk na dërgoi kërkesë për mbrojtjen e Trebickës.