Prokuroria: Ushtarakët nuk kanë asnjë përgjegjësi
Zgjerohen hetimet për shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën rreth 23 persona dhe 300 të tjerë u plagosën. Pas tre të arrestuarve, Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Dritan Minxholit, Prokuroria e Tiranës po verifikon rolin e drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, ku priten të merren nën hetim disa nëpunës. Hetimet janë në fazën fillestare, ku po verifikohen urdhëruesit për ngritjen e fabrikës në fshatin Gërdec dhe se sa municione ndodheshin aty në çastin e shpërthimit. Për t‘i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, grupi hetimor, i kryesuar nga zëvendësprokurori i Tiranës, Genci Qano, ka vijuar edhe dje marrjen në pyetje të zyrtarëve të ushtrisë. Nga ana tjetër, burime konfidenciale thanë dje se në ditët në vazhdim njësia antikorrupsion Task-Forcë do të kryejë një hetim paralel për dyshimet se zyrtarë të ministrisë kanë abuzuar me detyrën. Një pikëpyetje tjetër e organit të akuzës është dhe trafiku i armëve. Gjatë ditëve të fundit janë bërë objekt hetimi dokumentet dhe evidencat e transportimit të fishekëve, me kërkesë të MEICO-s dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm dërguar firmës "Albademil" për çmontime në Gërdec. Dyshohet se firma në fjalë i ka trafikuar një pjesë të tyre në vende të Lindjes. Sipas burimeve nga akuza, për këtë dyshim po kryhet verifikimi dhe ballafaqimi i dokumenteve të sekuestruara në Shtabin e Përgjithshëm, pranë zyrave të MEICO-s, pranë doganave dhe firmës "Albademil".
Filmimet e kontratave
Një ndër provat që mund të hedhë dritë mbi firmosjen e kontratës për demontimin e armëve në Gërdec janë edhe pamjet e filmike. Bëhet fjalë për nënshkrimin e kontratës, si dhe për pajisjet e teknologjisë që zotëronte firma kontraktuese. Mësohet se këto prova po verifikohen nga organi i akuzës dhe personat që kanë nënshkruar ose kanë pasur dijeni për këto kontrata do të merren në pyetje nga hetuesit e çështjes. Disa ditë më parë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se në konsultim me autoritetet civile dhe ushtarake, rezultoi se kompania "Southern Ammunition" ka paraqitur dokumentacionin e saj të plotë ligjor për fillimin e një procesi demontimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka prezantuar përpara autoriteteve ushtarake dhe civile në mënyrë filmike teknologjinë që zotëronte për këtë proces. Pas marrjes së propozimit nga ana e kompanisë "Southern Ammunition", ministri i është adresuar, sipas procedurave, për mendim autoriteteve më të larta ushtarake dhe civile, duke vënë shënimin për respektim të ligjit dhe negocimin e problemeve me kompaninë. Nga ana tjetër, ushtria thotë se ekziston një filmim tjetër në paradhomën e zyrës së ministrit të Mbrojtjes, ku duket nënshkrimi i kontratës pa dijeninë e shtabit. Tashmë, këto prova janë bërë objekt verifikimi dhe hetimi nga akuza kryeqytetase dhe më pas do të përcaktojnë edhe përgjegjësit që "miratuan" tragjedinë e Gërdecit.
Dje dëshmuan komandanti i Forcave Ajrore dhe shefi i Logjistikës
Prokuroria: Ushtarakët, asnjë përgjegjësi për Gërdecin
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë përgjegjësi për ngritjen dhe inspektimin e fabrikës së municioneve në fshatin Gërdec në Tiranë. Përfundimi është arritur dje pasdite nga Prokuroria e Tiranës, pas dëshmisë së komandantit të Forcave Ajrore, gjeneral brigade Astrit Jaupi dhe shefit të Logjistikës, Dashnor Çaushi. Ata kanë dhënë shpjegime për sasinë e municioneve që gjendeshin në repart, ndërsa i kanë servirur prokurorëve të gjithë evidencën e fishekëve. Për këtë fakt është thirrur në prokurori dy net më parë edhe gjeneral lejtnant Luan Hoxha, i cili është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Sipas akuzës, administrimi i tyre bëhet në kuadër të verifikimeve që po kryhen edhe në lidhje me vendimmarrjen për fabrikën që demontonte municione luftarake në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës. Prokurorët janë të bindur se forcat e ushtrisë nuk kishin asnjë përgjegjësi për kontrollin në Gërdec, edhe pas dëshmisë së shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, i cili është marrë në pyetje në orët e vona të së hënës. Ai i bëri me dije grupit të hetimit, se procesi i demontimit të municioneve në Gërdec ishte një aktivitet i kontraktuar dhe i certifikuar nga Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet MEICO-s dhe firmës private amerikane, SAC. Në dëshmitë në prokurori, krerët e lartë të ushtrisë shqiptare kanë mohuar në mënyrë kategorike përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit, duke ia adresuar "fajin" Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo, pasi me një urdhër të lëshuar nga ministri, Forcat e Armatosura nuk kishin kompetencë mbikëqyrjeje në "fabrikën e vdekjes". Ruajtja, siguria e armatimeve dhe punonjësve që punonin në Gërdec ishte ekskluzivitet i kompanisë MEICO. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se krerët e ushtrisë, duke filluar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha dhe nga shefi i Komandës Ushtarake, Shpëtim Spahiu, kanë deklaruar se nuk kishin asnjë kompetencë për monitorimin e procesit të demontimit. Dëshmitë e regjistruara në procesverbalet e prokurorëve ushtarakë po ballafaqohen me dëshmitë e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët deklaruan se kompania MEICO ishte përgjegjëse për sigurinë në fabrikë. Pas përjashtimit nga përgjegjësia për inspektimin në Gërdec, "faji" i mbetet zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes.