E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfeti, pranga policit rrugor

Një punonjës i Policisë Rrugore ka përfunduar në prangat e kolegëve të tij, pasi është kapur në flagrancë duke i marrë para një drejtuesi mjeti. Burimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bënë të ditur se dy net më parë kanë arrestuar në flagrancë Ilir Dautin, punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pranë urës Teknologjike, te kryqëzimi i Rrugës së Kavajës me rrugën "Irfan Tomini". Polici Dauti ka qenë me shërbim në atë zonë, kur ka ndaluar një drejtues mjeti dhe i ka kërkuar ryshfet me qëllim që mos ta gjobisë. Por, aty kanë qenë të pranishëm edhe shërbimet e SHKB-së, të cilët kanë ndërhyrë për ta vënë në pranga. Gjatë marrjes në pyetje, Dauti ka deklaruar se nuk kishte marrë ryshfet, megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për ta shpëtuar nga prangat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›