E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi i kartave, shpallet fituesi

Ministria e Brendshme ka shpallur fituesin e tenderit të kartave të identitetit, ndërkohë që nga konkurrimi ka skualifikuar tri firma pjesëmarrëse. Ministri Nishani ka deklaruar dje se për shkak të mungesës së dokumentacionit minimal janë skualifikuar tre prej ofertuesve. "Është skualifikuar oferta nga ‘Consorzio R.I.E‘, oferta nga kompania NADRA dhe oferta e ardhur nga ‘Oberthur dhe AKD‘", tha Nishani. Më tej, ai shpjegoi se sipas vlerësimeve të elementëve të përcaktuar, komisioni për ofertat e paraqitura ka vlerësuar me pikë maksimale "Sagem Securite dhe FSHAN", e cila mund të shpallet fituese, nëse nuk do të ketë ankesa nga firmat e tjera. Ky ofertues ka marrë 93.15 pikë, ndërkohë që ndiqet nga "Zetes Industries" dhe "Gemalto" me 76.54 pikë, "Indra Sistemas S.A." me 76.41 pikë dhe "Bundesdruckerei" me 74.32 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›