“Prokuroria bashkëpunon me institucione të tjera për hetimin e mjaft ngjarje të rënda të mëparshme”

20-02-2013 / Gazeta 55
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla
“Prokuroria shqiptare po bashkëpunon me mjaft institucione të tjera me synim fillimin e hetimeve për mjaft ngjarje të rënda të mëparshme, kryesisht të disa vrasjeve të ndodhura vite më parë, si vrasjen e punonjësve të drejtësisë, të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku veprimet hetimore janë pezulluar për shkak të moszbulimit të autorëve. Prokuroria shqiptare në bashkëpunim me Shërbimin Informativ, me Policinë e Shtetit, po punon për ndjekjen e këtyre ngjarjeve. Ne kemi mbështetur dhe vijojmë të mbështesim strukturën e Task-Forcës për hetimin e mjaft rasteve të korrupsionit që janë momentalisht në proces hetimi”.