Prokuroria e Përgjithshme në prag të kolapsit financiar
Kryeprokurorja raporton në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe kërkon rritjen e buxhetit. Ina Rama: “Nuk kemi para për përkthimin e materialeve”
Eljona Ballhysa
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka kërkuar dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve rritjen e buxhetit për këtë institucion të rëndësishëm. Ndërsa ka lexuar në Kuvend raportin për kriminalitetin gjatë vitit 2006 dhe 2007, Rama ka ngritur disa shqetësime që janë prezente në institucionin që ajo drejton. Megjithëse çështja e financave nuk është lejuar nga kreu i komisionit, Fatos Beja, që të shtjellohet tërësisht nga kryeprokurorja, për shkak se sipas Bejës, nuk ishte pjesë e diskutimeve, sërish çështja e financave të varfra të institucionit të akuzës “nxirrte krye” në çdo përgjigje të prokurores. Sipas saj, institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ka fond që të paguajë për përkthimin e materialeve që vijnë kryesisht nga Italia dhe që lidhen me kërkesat për ekstradime.
Financat
“Kemi vështirësi të mëdha financiare në përkthimin e materialeve. Kemi arritur në atë pikë që bëjmë seleksionimin e materialeve më të rëndësishme që duhen përkthyer. Po kështu, vështirësitë financiare për vitin 2008 lidhen dhe me aktet e ekspertizës që nuk kanë qenë të parashikuara gjatë hartimit të buxhetit të vitit 2008. Po marr si shembull ngjarjen e Gërdecit, fatura e hetimit të saj ka kapur një shifër që ka prekur ndjeshëm buxhetin e Prokurorisë së Përgjithshme”, - është shprehur kryeprokurorja Rama. Por kreu i komisionit, Beja, ka ndërhyrë duke bërë të ditur se kjo çështje do të trajtohet gjatë shqyrtimit në komision të buxhetit. Ndërkohë që Rama u shpreh se po e ngrinte këtë çështje për të sensibilizuar dhe Komisionin e Ligjeve në mënyrë që të ndërmarrë një nismë ligjore për ngritjen e një strukture të posaçme për realizimin e akteve të ekspertimit. Kjo strukturë, sipas Ramës, do të japë një ndihmesë të veçantë në hetimin e mjaft ngjarjeve të rëndësishme.
Gërdeci
Një çështje e cila nxiti debate në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ishte hetimi i ngjarjes së Gërdecit, por dhe i rrugës “Durrës-Kukës”. Ka qenë deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa, i cili e ka pyetur prokuroren për ecurinë e hetimeve për këto dy dosje në të cilat janë të përfshirë dhe dy ministra të kabinetit qeveritar. Xhafa gjithashtu e pyeti Ramën nëse gjatë procesit të hetimit për këto dy dosje ka hasur në pengesa nga qeveria. Në këtë pikë reaguan përfaqësuesit e maxhorancës në komision. Kreu i komisionit, Beja, i kërkoi Ramës që të mos u përgjigjet këtyre pyetjeve, pasi në bazë të rregullores së Kuvendit, por dhe të Kushtetutës, prokurori i Përgjithshëm nuk mund të japë informacion për çështje të veçanta. Megjithatë, Rama u shpreh se të dyja këto çështje janë në prioritet të punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Madje ajo bëri të ditur se për ngjarjen e Gërdecit janë angazhuar 6 prokurorë, të cilët, sipas saj, kanë sjellë dhe mosbalancim të punës në Prokurorinë e Përgjithshme. Rama gjithashtu bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë pengesë nga asnjë institucion shtetëror për hetimin e ngjarjes së Gërdecit.
Problematika
Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, prokurorja e Përgjithshme vuri në dukje domosdoshmërinë e përcaktimit me ligj të sistemit të karrierës së prokurorëve. Ajo tha se mungesa e një sistemi karriere është një defekt i madh. Sipas Ramës, po punohet në ligjin për prokurorinë për të aplikuar një sistem karriere të ngjashëm me atë të gjyqtarëve, megjithatë ajo e cilësoi si mjaft të rëndësishme hapjen e një debati të gjerë për këtë çështje. E pyetur nga deputeti socialist Xhafa për uljen nga detyra të 14 prokurorëve, Rama tha se ky vendim është marrë për shkak të tejfryrjes së zyrës së prokurorit të Përgjithshëm. Ajo vuri në dukje se shumica e këtyre prokurorëve nuk merrej me hetim dhe me ndjekje penale, por kryente detyra administrative. Rama gjithashtu bëri të ditur se duhet rishikuar Kodi i Procedurës Penale dhe duhen bërë ndryshime në të. Po kështu ajo tha se vërehen defekte në ligjin për Policinë Gjyqësore, që duhet ndryshuar. Ndërsa përsa u përket ekstradimeve, Rama vuri në dukje se çdo kërkesë është parë me prioritet nga institucioni i Prokurorisë.
25 Qershor 2008