Prokuroria e Tiranës nuk nis hetim për abuzimin me listat dhe kartat e identitetit
Një javë më parë PS-ja bëri tri kallëzime penale për kartat. Ende asnjë prej kallëzimeve nuk është deleguar për hetim
Habjon Hasani
Tiranë - Tri kallëzimet penale të depozituara në prokurori nga përfaqësuesi i PS-së, Fatmir Xhafa, disa ditë më parë, janë lënë në mëshirë të fatit. Burimet nga organi i akuzës në kryeqytet i thanë dje “Albania”-s se asnjë prej kallëzimeve të dërguara nga zoti Xhafa nuk i është deleguar ende ndonjë prokurori për të nisur verifikimet paraprake dhe hetimet e thelluara. Sipas të dhënave nga organi i akuzës, të tria dosjet ndodhen ende në kompetencën e kryeprokurorit të Tiranës, Gent Xholi, i cili nga ana e tij, në bazë të ligjit, ka 40 ditë afat për delegimin e çështjes për hetim te prokurorët e thjeshtë. Megjithatë, duket se Xholi nuk ka qenë dhe aq “mospërfillës” ndaj padive të bëra nga përfaqësuesi i PS-së, pasi mësohet se ai është konsultuar disa ditë më parë me përfaqësues dhe ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me trajtimin e këtyre akt padive. “Informacionet janë që në mënyrë jozyrtare nga ana e ekspertëve të Prokurorisë së Përgjithshme është sugjeruar që trajtimi i këtyre tri padive të kryhet në një kohë të dytë, gjithnjë brenda afateve. Aksioni i prokurorisë në kulmin e fushatës mund të politizonte punën e saj. Kjo ka qenë dhe arsyeja me sa duket e ngurrimit për trajtimin e këtyre dosjeve”, -i thanë dje “Albania”-s burimet nga organi i akuzës në kryeqytet.
Kallëzimet
Janë gjithsej tri paditë penale të depozituara nga Fatmir Xhafa. Dy prej tyre lidhen me abuzimet në nivel individësh, të cilët kanë siguruar nga dy karta për veten e tyre, ose të implikimit të zyrtarëve të PD-së në shpërndarjen e kartave në mënyrë preferenciale. Padia e tretë është edhe më e madhja, pasi implikon zyrtarë të Ministrisë së Brendshme se nga ana e tyre janë ofruar një numër dokumentesh kontradiktore në lidhje me numrin e shtetasve që nuk disponojnë pasaporta dhe që janë të privilegjuar në pajisjen me kartë identiteti. Si rregull kjo padi do të trajtohet nga zyra e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, duke qenë se objekt i hetimit është një institucion i nivelit të lartë si Ministria e Brendshme, si dhe një numër zyrtarësh të rëndësishëm që kanë lidhje me këto praktika që dyshohen si antiligjore. Nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme është këmbëngulur në vërtetësinë e listave. Verifikime të mëtejshme, të kryera nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Komisionin Parlamentar të Votimeve, vërtetuan përkundrejt dokumentacionit ligjor dhe testimeve telefonike se 249 emra votuesish nuk janë të pajisur me pasaportë dhe nuk e kanë emrin në listën e publikuar nga Ministria e Brendshme, të personave pa pasaportë.
Ministria
“Në datën 05.05.2009, me shkresën nr. 3457, dt. 05.05.2009, nga subjektet e kallëzuara është publikuar një kopje elektronike e listës së votuesve pa pasaportë që kishin mbetur pa aplikuar deri në dt. 01.05.2009. Nga verifikimi që iu bë kësaj liste rezultoi se numri i personave që nuk kishin aplikuar për letërnjoftim deri në datën 01.05.2009 ishte 605 mijë e 586 votues. Nga ballafaqimi i dy listave, të listës me 729 mijë e 30 emra dhe listës së dërguar më dt. 05.05.2009, rezulton se 51 mijë e 605 votues nuk figuronin në listat e votuesve pa pasaportë prej 729 mijë e 30 emra”, - shkruhet në akt padinë e Partisë Socialiste.
Denoncimet në Prokurori, u shfrytëzuan filmimet dhe artikujt e medias
Një tjetër padi e bërë nga PS-ja lidhet me pamjet filmike të shfaqura publikisht, të cilat tregonin një funksionar të PD-së që kryente aktivitet të paligjshëm duke ndërhyrë në procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit. ”Për veprimtarinë kriminale të subjektit me detyra funksionale pranë organizmave të PD-së dhe të subjekteve të tjera bashkëpunëtore të tij, në kryerjen e veprës penale të dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve, kemi ardhur në dijeni pas konsumimit prej tyre të veprimeve të paligjshme dhe publikimit në emisione televizive”, - shkruhet në padinë e PS-së. Një tjetër fakt i denoncuar lidhet me filmimet e dhëna nga Vizion Plusi lidhur me pajisjen me disa karta identiteti të një shtetasi të vetëm. ”Me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 332, datë 01.04.2009, është vendosur pajisja me dokument identifikimi vetëm e shtetasve që nuk janë të pajisur me pasaportë. Nga ana e të kallëzuarve, persona fizikë dhe nëpunës publikë kanë kryer veprime me dashje ose nga pakujdesia, të cilat synojnë nxjerrjen e disa kartave të identitetit për të njëjtin person. Në një datë të papërcaktuar pas datës 01.04.2009, një shtetas i paidentifikuar ka aplikuar jo më pak se katër herë për të marrë kartën e identitetit. Ai ka arritur të realizojë aplikime në disa qarqe, duke i mundësuar vetes, veç të tjerave, të votojë jo më pak se katër herë. Fakti është bërë publik nga televizioni “Vizion plus”, përcakton PS-ja në kallëzimin e saj të tretë penal.
Kartat, “Albania” zbuloi dy raporte të ndryshme për shtetasit pa pasaportë
Shqipëria noton mbi “ujë të ndenjur” përsa i takon saktësisë së Regjistrit Kombëtar të Shtetasve. Një javë më parë gazeta “Albania” publikoi faktin e ekzistencës së dy raporteve thelbësisht të ndryshme të Drejtorisë së Gjendjes Civile lidhur me numrin e shtetasve që nuk dispononin një pasaportë. Mjafton vetëm ekzistenca e këtyre dy raporteve për të dalë automatikisht në konkluzionin se vetëm nëse ka një regjistër të paverifikuar kombëtar të popullsisë, institucionet mund të kenë luksin që të mbajnë dy raporte në sirtarët e tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, deklaroi në muajin shkurt se Regjistri Themeltar për herë të parë mund të konsiderohet si i pastër dhe pa emra dublikatë. Në një deklaratë për mediat Teliti tha se janë përcaktuar në mënyrë të qartë qendrat e votimit për çdo individ, i cili ka të drejtën për të votuar. Sipas drejtuesit të Gjendjes Civile, për të pastruar listën e popullsisë nga emrat e dubluar autoritetet tona kanë bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë me homologët austriakë. Por, si bëhet pastrimi i Regjistrit Kombëtar? Procesi kërkon dhe njeh vetëm një metodë: atë të verifikimit në terren dhe rast pas rasti të të gjitha të dhënave të shënuara në rekordet ekzistuese. Minimalisht një proces i tillë do të zgjaste të paktën dy vjet, sipas specialistëve, e përpos këtij fakti Teliti e deklaroi të mbyllur në harkun e tre muajve. Ndërkohë që sipas Telitit është përgatitur lista e personave që janë pastruar dhe një listë e veçantë i është dërguar çdo zyre civile për të kryer hapin final të pastrimit të dublimeve, atë të çregjistrimit nga Regjistri Themeltar. Po si është e mundur që Regjistri Themeltar të verifikohet dhe të saktësohet me orientim nga qendra në bazë?! A nuk duhet të jetë verifikimi në terren ai që informon qendrën mbi rastet e gjetura të papërputhura?
Një javë më parë “Albania” publikoi faktin se Drejtoria e Gjendjes Civile disponon dy lista të ndryshme (çuditërisht të dyja zyrtare) lidhur me numrin e qytetarëve që nuk disponojnë pasaportë. Diferenca e numrit të shtetasve mes dy listave është fiks 230 mijë e 383 banorë, një shifër absolutisht e lartë, çka tregon qartazi se të paktën në njërën prej listave është vënë qëllimisht dorë. Zbulimi i këtij fakti ka qenë një histori shumë e thjeshtë.
10 Qershor 2009