E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e çon në gjyq, Prifti: Nuk ka asnjë provë

Dritan Prifti e Leonard Beqiraj

Ish-ministri dhe ish-zëvendësi i tij akuzohen për videon e marsit 2010.

Prifti e Beqiraj në gjyq, Akuza: Korrupsion pasiv.

Prokuroria dorëzon dosjen: Kemi prova e 200 dëshmitarë.

Dy vjet pasi ka regjistruar fshehurazi një takim mes tij dhe zv.ministrit të Ekonomisë në atë kohë, Leonard Beqirajt, Dritan Prifti u dërgua dje në Gjykatën e Lartë i pandehur për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Prokurori Bujar Sheshi ka përfunduar dje hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë dosjen penale në ngarkim të Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Plator Nesturi, tha dje se ishte në gjendje të konfirmonte se dosja është dërguar në Gjykatën e Lartë për akuzën korrupsion pasiv, por shtoi se nuk mund të bënte më shumë komente. Nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme është konfirmuar fakti se dje në mesditë dosja në ngarkim të Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt është dorëzuar në Gjykatën e Lartë. Më herët, dy të pandehurit për korrupsion pasiv ishin thirrur në Prokurori për tiu njoftuar akuzën dhe kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj tyre.
Akuza për ryshfetin
Në dosjen e dërguar në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme shpjegon se më 11 shkurt 2011 mori përgjigje nga specialisti amerikan Glen Bart për ekspertizën e lap-topit të Dritan Priftit. Sipas Prokurorisë, hetimi i mëtejshëm mbi raportin e specialistit amerikan konfirmoi me prova shkresore dhe dëshmitarë akuzën e korrupsionit pasiv në pranimin e 70 mijë eurove nga ana e dy zyrtarëve. … Fillova analizimin e kameras/orës. Ndërsa aksesova memorien e brendshme të aparatit, konstatova se në aparat kishte qenë një video, e cila më pas ishte fshirë, të cilën unë isha në gjendje ta gjurmoja. Më poshtë gjeni informacionin e lidhur me këtë dosje/dokument. Ajo është shkruar së fundmi: 11/03/10, 05:30:00 të mbrëmjes, unë e rikuperova dokumentin dhe pashë më pas përmbajtjet. Materiali është në një vend tjetër video ndërmjet të dy burrave që flasin me njëri-tjetrin, por këtë herë ata janë në një vend tjetër. Kjo dosje jepet në DVD-në që shoqëron këtë raport. Po ashtu, bëra kërkime në përpjekje për të gjetur një burim nga ku është marrë kamera/ora. Gjatë kërkimeve të mia, konstatova se aparatura (ora) kishte qenë në shitje në një faqe interneti. Pas pozicionimit të të gjitha dosjeve në aparaturat periferike, më pas fillova të rishikoja përmbajtjet në hard drive-in e kompjuterit portabël. Procesi i parë ishte të përcaktoja nëse mund të gjeja pozicionimin e të tria dosjeve që gjendeshin në USB, të ruajtura gjithashtu dhe në hard drive-in e kompjuterit. Isha në gjendje të përcaktoja pozicionimin e tyre… Pasi konfirmova se si në USB dhe në kompjuterin portabël ishin ruajtur të njëjta dosje/dokumente, më pas konfirmova se USB-ja dhe kamera/ ora ishin lidhur me kompjuterin portabël. Për ta bërë këtë gjë, kontrollova USB-të e lidhura te regjistri dhe pashë se të dyja ato ishin lidhura me kompjuterin portabël, thuhet në raportin e ekspertit amerikan.

Braho
Juristi Spartak Braho, i cili ka asistuar gjyqin e Ilir Metës gjatë procesit në Gjykatën e Lartë, pak ditë më parë është paraqitur në Prokurori. Ai është interesuar nëse Prokuroria ka në hetim deklarimin ose jo të pjesës së 69 mijë eurove, që sipas videos, janë përfituar nga Dritan Prifti. Organi i akuzës e ka ftuar Brahon të bëjë denoncim ose të njoftojë ILDKP-në për të trajtuar këtë çështje.

Prifti: E vetmja provë, videoja ime

Ish-ministri reagon për dërgimin e dosjes në gjykatë: Akuza, dekurajim për denoncimin e korrupsionit.

Prokuroria pyeti 200 persona, asnjë se provon akuzën ndaj meje

Dritan Prifti

Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, reagoi dje në lidhje me dërgimin e dosjes penale ndaj tij në Gjykatën e Lartë, duke thënë se pret me qetësi përballjen me Drejtësinë. U njoha me dosjen e Prokurorisë ndaj meje dhe them se prova e vetme e Prokurorisë ndaj meje është videoja që unë kam filmuar vetë, deklaroi dje ish-ministri Prifti. Ai shton se në dosjen e saj, Prokuroria pranon se ka videon provë të vetme, ndërsa nga 200 dëshmitarë të pyetur, asnjë prej tyre nuk provon akuzën e ngritur. Sipas Priftit, Prokuroria nuk ka asnjë provë shkresore që të mbështesë akuzën. Duke komentuar vendimmarrjen e Prokurorisë, Prifti thekson se akuzat e ngritura ndaj tij janë dekurajuese për denoncuesin e korrupsionit. Do ti kërkoj gjykatës gjyq të hapur për mediat dhe ndërkombëtarët, pasi nuk kam shpërdoruar kurrë detyrën shtetërore, tha Prifti. Ai vuri në dukje se ka denoncuar si askush tjetër korrupsionin në Shqipëri. Jam i qetë dhe i sigurt për përballjen në gjykatë, i lutem Zotit ti japë qetësi dhe durim familjarëve dhe miqve të mi, përfundon deklaratën e tij ish-ministri Dritan Prifti.
Dëshmitarët
Një muaj më parë, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj i kërkuan Prokurorisë të shtynte afatin hetimor të dosjes me një muaj, pasi kishin dëshmitarë për të paraqitur. Prokurori i mori në pyetje dëshmitarët e paraqitur nga ish-ministri Prifti dhe zëvendësi i tij Leonard Beqiraj. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, dëshmitarët ishin biznesmenë që me pohimet e tyre pretenduan se kishin marrëdhënie shoqërore me Priftin dhe Beqirajn dhe se shumën financiare për të cilën flitej në video e kishin dhënë borxh. Organi i akuzës ka deklaruar se pohimet e këtyre personave u morën në shqyrtim dhe pasi u ballafaquan me provat e mbledhura në tërësi, u arrit në përfundimin se thëniet e tyre nuk mund të ndryshonin kualifikimin e veprës penale. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, dëshmitarët në fjalë paraqitën vetëm deklarime verbale, por jo mandate pagesash, dokumente apo prova me të cilat të tregonin e të faktonin pretendimet e tyre në lidhje me shumën financiare. Pavarësisht qëndrimit të Prokurorisë, dy të akuzuarit, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj, nuk i kanë pranuar asnjëherë akuzat e ngritura ndaj tyre, duke hedhur poshtë çdo mundësi korrupsioni.                       tr.so

Dëshmitari
Dritan Prifti ishte dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Përgjithshme në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Pas rrëzimit nga gjykata të ekspertizës së specialistit amerikan, thëniet e Dritan Priftit u konsideruan nga Prokuroria si provë kryesore në proces. Ish-ministri u paraqit në Gjykatën e Lartë dhe konfirmoi akuzat e bëra prej tij publikisht pas transmetimit të videos në emisionin Fiks Fare.

Meta mori pafajësi për videon në Ministri me Priftin
Ish-zv.kryeministri Ilir Meta është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, pasi iu nënshtrua procesit gjyqësor të hapur nga Prokuroria e Përgjithshme me akuzën e korrupsionit. Prokuroria e akuzoi Metën në lidhje me regjistrimin e kryer nga Dritan Prifti në paradhomën e Ministrisë së Ekonomisë në mars 2010, ndërkohë që Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat dhe e shpalli të pafajshëm të pandehurin. Sipas gjykatës, tre ekspertët shqiptarë me analizën e tyre treguan se videoja nu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›