E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria gati zyrat Task-Force në pesë qytete

 

TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme me mbështetjen e Departamentit Amerikan të drejtësisë pritet të krijojë pesë zyra të Task-Forcës Antikorrupsion në Durrës, Gjiro-kastër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë. Zyrat e specializuara të prokurorisë për luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit pritet të fillojnë nga funksionimi në shtator të këtij viti, ndërsa tani po mendohet për emrat e proku-rorëve dhe hetuesve që do të bëjnë pjesë në to. Duke u nisur nga shembulli i mirë i Njësisë Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme dhe partnerët e huaj, që ndihmojnë implementimin e luftës kundër korrupsionit kanë vendosur të krijojnë edhe pesë zyra të tjera analoge pranë prokurorive të apelit ne pesë qytete. Krijimi i zyrave të Task-forcës në rrethe është bërë me qëllim që ato të ndjekin nga afër situatën e krimit ekonomik dhe korrupsioni si dhe për shkak se Task-Forca e Tiranës ka juridiksion vetëm në qarkun e kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›