“Socialistët duhet të shpëtojnë partinë nga privatizimi”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja për Politikë Institucionale në Partinë Socialiste zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të selisë rozë në minibashkinë nr 2 në Tiranë. Takimi u përqendrua në situatën politike të krijuar pas ndryshimit të Kushtetutës, të miratuar më 21 prill dhe në atë që kreu i kësaj lëvizjeje, Petro Koçi, e ka konsideruar si korrupsionin organizativ që ka përfshirë funksionimin e strukturave drejtuese të PS-së dhe zgjedhjet për kryetarë të organizatave socialiste. “Jam shkëputur nga grupi parlamentar dhe Asambleja Kombëtare e PS-së, sepse deputetët tanë shitën Kushtetutën dhe programin e partisë në këmbim të një vendi pune në Parlamentin e ardhshëm! Por nuk jam larguar nga Partia Socialiste”, - theksoi Petro Koçi në fjalën e tij. Sipas tij, ka ardhur koha që socialistët të veprojnë për ta shpëtuar partinë nga privatizimi. Koçi theksoi se PS është një pasuri kombëtare që nuk duhet të keqpërdoret nga Sali Berisha në dëm të demokracisë. “Berisha mund të kapë drejtues të korruptuar të PS-së, por jo gjithë socialistët”, - vijoi Koçi. Ndërsa Enver Reçi, ish- sekretari Organizativ i Tiranës, foli për strukturimin e Lëvizjes në çdo njësi organizative të Tiranës. Disa anëtarë të PS-së në takim kërkuan rishikimin e emrit të Lëvizjes.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008